La Liga 2016-2017, Real Madrid 
ndryshon dizenjon e fanellave

La Liga 2016-2017, Real Madrid <br />ndryshon dizenjon e fanellave
Reali i Madridit ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm 2016-2017. Ato janë dizenjuar nga sponsori Adidas.

Fanella kryesore, me të cilën madrilenët do të luajnë si vendas, nuk ka shumë ndryshime nga tradicionalja. Ajo mbetet e bardhë, por ndryshe nga sezoni i kaluar, vjen në një stil pak më retro të viteve 1980, me një jakë të ‘modës së vjetër’ që vjen në formën e shkronjës V. Pjesa anësore dhe fundi i krahëve të bluzes është shoqëruar nga shirita blu, karakteristike e Adidas.

Nga ana tjetër uniforma me të cilën galaktikët do të luajnë ndeshjet në tranfertë do të jetë ngjyrë rozë me vija të bardhë dhe me një jakë tradicionale. Ngjyra rozë e ka shoqëruar skuadrën e Real Madridit për shumë sezone me rradhë ku dhe kanë arritur të fitojnë shumë trofe.

Uniforma e re është prezantuar në faqen kryesorë të skuadrës nga Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Marcelo Vieira dhe James Rodríguez. 

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)