Real Madridi ka mbetur sërish një pikë pas Barcelonës kryesuese në La Liga. Për raundin e 22-të në elitën e futbollit në Spanjë, ekipi i Arbeloas fitoi me shumë vështirësi 2-1 kundër Rayo Vallecanos në derbin e vogël të Madridit, teksa nuk munguan fërshëllimat nga tifozët. Ndeshja zgjati 115 minuta.

Reali e nisi ndeshjen në sulm, por në minutën e 10-të dëmtimi në kofshën e majtë të këmbës bëri që Jude Bellingham të linte fushën mes dhimbjeve dhe të zëvendësohej nga Diaz. Goli i parë për Real Madridin u shënua pas 15 minutave lojë. Duhej i sapofuturi Diaz që të asistonte për Vinicius Junior, me këtë të fundit që shënoi një gol të bukur.

Fraksioni i dytë nisi me golin e barazimit nga Vallecano. de Frutos shënoi pas asistimit të Garcias, ndërsa miqtë mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Pathe Ciss.

Reali provoi të shënonte golin e fitores, por Mbappe u ndal nga trau i portës, ndërsa më pas Camavinga nga shtylla e majtë pingule e mbrojtur nga Batalla. Me ndeshjen që po shkonte drejt fundit, Real Madridi mori zemër kur arbitri akordoi nëntë minuta shtesë.

Në minutën e fundit, pikërisht në 90+9 ishte ndërhyrja e gabuar në zonë e Nobel Mendy në dëm të Diaz që i dha të drejtën Real Madridit të fitonte një penallti. Nga 11 metërshi Mbappe u tregua i qetë dhe shënoi golin që i dha të tijve tri pikë shumë të rëndësishme.

Në fund pati edhe përplasje mes futbollistëve, teska Chavarria i miqve doli me karton të kuq. Vallacano e mbylli ndeshjen me nëntë futbollistë, ndërsa Ivan Balliu qëndroi në stol.

Me 54 pikë Real Madridi mbetet në vendin e dytë të renditjes, një pikë pas kryesuesve të Barcelonës. Ndërkohë Vallacano humbi një mundësi të mirë për të dalë me pikë, teksa mban vendin e 17-të me 22 pikë. Tre humbje radhazi ka ekipi i Vallecanos në kampionat.

Ndeshjen e ardhshme Real Madridi e luan kundër Valencias në udhëtim, ndërsa Vallecano pret Oviedon.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?