Laboratori i drogës, prokuroria
kërkon burg për 9 të arrestuarit

Laboratori i drogës, prokuroria<br />kërkon burg për 9 të arrestuarit
Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar dosjen e të arrestuarve në Gjykatë, duke kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 9 të ndaluarit. Dy ditë më pare, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin, arrestoi 11 persona me akuzën e trafikut të drogës, pas zbulimit të një laboratori për përpunimin e kokainës pranë qytetit të Elbasanit,
në fshatin Xibrakë.

Pas verifikimeve të kryera nga forcat e rendit në bashkëpunim me prokurorinë, dy persona u liruan dhe numri i të ndaluarve ka shkuar në nëntë. Ndërsa gjatë kësaj të premteje, Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Gjykatës masën ‘arrest me burg’ për 9 të ndaluarit.


Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për personat: Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Sajmir Batku, Ermal Hoxha, Kastriot Imeri, Cesar Avila, Valther Moreno. 


Akuzat e Prokurorisë për 9 persona e arrestuar: *Trafikimi të narkotikëve, të mbetur në tentativë *Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope * Mbajtja prodhimi dhe transportimi i substancave kimike *Grup i strukturuar kriminal.  Dy prej tyre akuzohen edhe për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët