Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Ishëm ku u sekuestruan 300 kilogram lëndë narkotike dy ditë më parë.

Laboratori i drogës ishte instaluar në një magazinë në Ishëm të Durrësit dhe policia ndaloi sot tre persona: Julian Dama 27-vjeç, Ervis Dama 25 vjeç dhe Altin Lleshi 32-vjeç.

Sipas policisë, Julian e Ervis Dama dhe Lleshi transportonin punëtorët me mjetet e tyre, konkretisht Dama kishte furgon me targë AA 039 BK dhe Lleshi mjetin me targë AA 892 LP.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)