Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi më shumë se një vit më parë Astrit Avdylin me 12 vite burg por kreu i Bandës së Shijakut do të duhet t’i rikthehet gjykimit në shkallë të parë edhe një herë tjetër. Ky ishte vendimi i sotëm të Apelit të GJKKO e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë për disa nga të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has.
Apeli i GJKKO vendosi që gjykimi për Astrit Avdylin të rinisë edhe një herë në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Apeli gjithashtu prishi vendimin për të akuzuarin Jasin Avdyli (Kala), të cili i shtoi dënimin nga 7 vite në 12 vite burg Apeli vendosi që Fatos Llaftiu nga liria të rikthehet për gjykim në shkallë të parë. Ndërkohë që Denis llaftiu nga i pafajshëm i ndryshohet vendimi në 10 vite burg. Të vetmet vendime që Apeli i GJKKO la në fuqi ishte dënimi me nga 15 vite burg të Xhemal shalës e Iskënder Sales.
Kujtojmë se për këtë dosje më herët janë dënuar me 125 vite e 2 muaj burg 17 të pandehuri të tjerë. Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit si dhe bashkëpunëtorëve të tij, grupi i i Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Më herët këtij grupi i është sekuestruar edhe pasuria, e cila kapte vlerën e 5 mln eurosh.
Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.
Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Apeli i Posaçëm shpall vendimin për Bandën e Cërrikut! Tre anëtarë dënohen me burgim të përjetshëm
21 Nëntor, 19:42
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
denojini me burgim te perjetshem....pisa njerez....
PërgjigjuO tur ke nai gjo ?? Njoni prej ktyne që u ësht përmen emri në kte shkrim jam. Ke nai problem?