Laboratori i kokainës, lirohen
Fatmir Hoxha dhe Egest Dankësi

Laboratori i kokainës, lirohen<br />Fatmir Hoxha dhe Egest Dankësi
TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzon në gjykatë kërkesë për vlerësim masë sigurie ndaj 9 personave të arrestuar në operacionin Xibraka, në të cilin u sekuestruan afro 100 kg kokainë dhe u zbulua laboratori i drogës në periferi të Elbasanit.

Pas lirimit një natë më parë të Egest Dankësit, nipi i dy vëllezërve Dalipi me urdhër të prokurorit këtë të premte është liruar dhe Fatmir Hoxha.

Burime për a1report bënë me dije se pas hetimeve paraprake dhe marrjes së dëshmive nga këta dy shtetas ka rezultuar se Dankësi dhe Fatmir Hoxha nuk kanë lidhje me trafikun e drogës por kanë vetëm raporte të afërta e njohje me personat e ndaluar.

Masa e sigurisë ndaj 9 personave mes tyre dhe Ermal Hoxha, nipi i ish diktatorit Enver Hoxha do të zhvillohet të shtunën në Gjykatën e Lartë.

Ermal Hoxha, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Saimir Batku, Kastriot Imeri, Gentjan Gjonaj, Cezar Avila, Walther Moreno, Ilir Hyseni prej 24 orësh ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë aty ku u transferuan pas arrestimeve në Elbasan e Durrës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë