Laboratori i kokainës, nipi i diktatorit lëvizte me makinë të dy kolumbianët
Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është njeriu që ka sjellë dy kolumbianët, specialistë të kokainës, të cilët përgatisnin lëndën narkotike në laboratorin e ngritur në Xibrakë të Elbasanit, kështu thonë burimet e “Shqiptarja.com”, pranë organeve hetimore. VIDEO
TIRANE- Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është njeriu që ka sjellë dy kolumbianët, specialistë të kokainës, të cilët përgatisnin lëndën narkotike në laboratorin e ngritur në Xibrakë të Elbasanit, kështu thonë burimet e “Shqiptarja.com”, pranë organeve hetimore. Hoxha, shfaqet mjaft aktiv në përgjimet telefonike dhe proces-verbalet e vëzhgimit në terren, madje është vërtetur me filmime dhe përgjime se ai ka qenë vetë i pranishëm në laboratorin e kokainës.