Një këmbësor ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur nga një makinë në superstradën Laç - Mamurras.
 
Mësohet se  këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende është përplasur nga mjeti tip Benz veturë me targë AA 044 MS teksa ai po kalonte rrugën.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.
 
Policia ka bërë të mundur arrestimin  e drejtuesit të mjetit 22 vjeçar Preng Gjoka.

Mbi 22- vjeçarin rëndon akuza e e veprës penale  "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" .