LAÇ- Një 28-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri ne qytetin e Laçit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së martës para Bashkisë së Kurbinit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Leonard Rakipllari.
Ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin e Laçit ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe pas ndihmës së parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave, 28-vjeçari ka qenë duke zbritur me automjetin e tij nga Kisha e Shna Ndout me kur është qëlluar me pistolete nga persona ende të paidentifikuar.
Atë e kanë kapur dy plumba në njërën prej këmbëve dhe në pjesën e barkut, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e këtij atentati. Ai është Marin Trokthi nga Laçi i shpallur tashmë në kërkim nga policia.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Sipas bluve 28-vjeçari Leonard Rakipllari është një person i njohur për policinë, pasi ka qene i arrestuar dhe dy herë te tjera.
Për herë të parë Rakipllari është arrestuar në vitin 2014-të për veprën penale të vjedhjes, ndërsa në vitin 2016 ai bashke me dy persona të tjera u kapen me 6 doza droge teksa po lëviznin me automjetin e tyre në Pogradec.
Pikërisht dhe hetimet e policisë janë përqendruar tek e shkuara e 28-vjeçarit, pasi dyshimet janë se ngjarja mund ketë ndodhur për larje hesapesh.
Ndonëse është arrestuar dy here nga policia 28-vjeçari ka arritur të fitojë lirinë në një kohe mjaft të shpejtë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com