Një 37-vjeçar humbi jetën, pasi muret e godinës ku po nxirrte skrap u shemb, duke e zënë brenda. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 tek ish-uzina e superfosfatit në Laç, ndërsa viktima është Artan Gjoka.
 
Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë pikasur ndërtesën teksa po shembej dhe kanë ndërhyrë për ti ardhur në ndihmë 37-vjeçarit. Por ai nuk mundi që t’u shpëtojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
 
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të. Artan Gjoka ashtu si shumë të tjerë në këtë zonë, mbajnë familjet e tyre me ta ardhurat që sigurojnë nga shitja e skrapit të mbledhur në ish uzinën e superfosfatit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)