Java e 32-të e Kategorisë Superiore ka dhuruar spektakël, ku ka pasur edhe surpriza, ku Skënderbeu ka humbur në Laç. Kukësi mposht Lushnjën dhe tashmë afrohet në 8 pikë, kur mbeten edhe 4 javë nga fundi.
Skënderbeu ka kaluar në avantazh të dy golave në Laç, kur Sowe shënoi 2 gola në 31’ dhe 39’. U duk sikur gjithçka u vendos, por Lulaj në sekondat e para shtesë të fraksionit të parë kthen në lojë Laçin.
Kurbinasit besojnë shumë dhe në minutën e 53-të Reginaldo barazon shifrat. Nëntë minuta më pas është sërish Reginaldo që shënon dhe përmbys Skënderbeun në 3-2.
Laçi-Skënderbeu 3-2
Lulaj 45+1′, Rexhinaldo 52′, Soue 32′, 39
Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shtubina, Lushkja, Lulaj, Uzuni (Xhixha 83′), Rexhinaldo (Zogaj 90′), Kallaku, Nika (Jonuzi 68′). Trajner: Gentian Mezani.
Skënderbeu: Shehi (Teqja 46′), Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita (Demte 64′), Muzaka (Gripshi 46′), Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.
Kartonë të verdhë: Uzuni 38’/ Lushkja 60′
Në Kukës, vendasit kanë vuajtur jo pak për të fituar 2-1 përballë Lushnjës së vendit të fundit dhe të rënë tashmë nga Superiorja.
Guri ka shënuar golin e parë në minutën e 33-të. I 17-i gol për sulmuesin e Kukësit. Lushnja vendos ekuilibrin teksa në një prej daljeve përpara, Pepa ndalet në mënyrë të parregullt nga Hoxha dhe përfiton një 11-metërsh.
Pepa tregohet i saktë dhe i çon skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Në fraksionin e dytë Kukësi do ishte më agresiv, por do duhej një lëvizje e Peter Pacult që skuadra të merrte avantazhin.
Austriaku aktivizoi pas shumë ndeshjesh sulmuesin Balde dhe ky i fundit shënoi pak sekonda më vonë, duke vendosur fatin e takimit pas një harkimi të Zhderiç. Miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pasi Pepa u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me Zhderiç.
Kukësi-Lushnja 2-1
Guri 33′, Balde 59’/ Pepa 39′
Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria (Joti 90+4′, Imami, Shkodra (Peposhi 62′), Ethemi (Balde 56′), Guri. Trajner: Peter Pakult.
Lushnja: Spaho, Magani, Koreshi, Premçi (Meto 23′), Marku, Gava, Taullau (Haxhiu 70′), Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla.
Kartonë të verdhë: Hoxha 38′, Zhderiç 79′, Peposhi 84’/ Sefa 2′, Koreshi 65′, Haxhiu 73′, Papa 80′
Kartoni kuq: Pepa 78′
Kamza është ndalur te barazimi pa gola sot në fushën e vet nga Luftëtari. Themi “ndalur” për faktin se ishin kamzalinjtë ata që mbajtën frenat e lojës.
Ata humbën një 11-metërsh në minutën e 76-të, vendim i dyshimtë i arbitrit Jorgji, sepse nga pamjet filmike duket se Raçiç simuloi. Gjithsesi, drejtësinë e vendosi në vend portieri grek Athanasopulos, duke grushtuar dhe duke mbajtur rezultatin të bardhë.
Kamza – Luftëtari 0-0
Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Arrabal, Zguro, Zefi (Mumajesi 87′), Malaj, Idrizaj, Mehmeti (Raçiç 70′), Fukui, Fili (Rezi 74′). Trajner: Julian Ahmataj.
Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Demo (Rapo 72′), Aleksi, Ramadani, Liçaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika.
Kartonë të verdhë: Mehmeti 68′, Fukui 78′, Zguro 84′ / Liçaj 26′, Ramadani 53′, Demo 56′, Aleksi 70′
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rudin Preça, Astrit Mahmuti