Lady Gaga dhe i dashuri Taylor
bashkë pas tre muajsh 

Lady Gaga dhe i dashuri Taylor<br />bashkë pas tre muajsh 
Lady Gaga ka qenë përreth botës për tre muaj gjatë turneut të saj “The Artpop Ball”.

Që në shtator këngëtarja nuk është parë më pranë të dashurit të saj Taylor Kinney.

Ata i ka bashkuar e diela duke vërtetuar që dashuria e tyre nuk shuhet aspak nga distanca.

Çifti janë shfaqur pranë njëri tjetrit në eventin e 37-të të Kennedy Center Honors në Washington.

lady gaga

Këngëtarja ka zgjedhur dy veshje të ndryshme, njëra e koleksionit Valentino, një fustan i bardhë i gjatë me kardigan në pjesën e krahëve dhe tjetra një kostum në ngjyrë floriri me flokë ngjyrë metalizato.

Ndërsa në veshjen e parë Gaga ka preferuar look si të Marilyn Monroe dhe vetulla metalizato.

Ndërkohë është folur gjatë verës që çifti kanë kaluar në një nivel tjetër të lidhjes, por asgjë s’ka pasur publike nga ana e tyre.
Redaksia Online
(g.m/Redaksia Online)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë