Lagjet e reja dhe shtëpitë në fshat, Rama: Asnjë nuk do ta kalojë vitin e ri 2021 në çadër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e sotme të Komitetit të Rindërtimit se objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2020 të gjitha ata që jetojnë në fshat dhe u është shembur banesa, duhet të kenë shtëpitë e reja, ndërsa la detyrë që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira në zonat urbane. 

"Objektivi është që brenda 2020 të gjithë ata që sot jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në sistemin e qirave në zonat urbane dhe thjeshtë kanë kërkuar një çadër, duhet të futen në shtëpitë e reja. Asnjë nuk mundet dot ta lëmë që të kalojë vitin e ri 2021 në çadër.

Ky është objektivi i parë dhe besoj që do të jemi gati që me pranverën dhe maksimalisht marsi të fillojë spostimi i familjeve që jetojnë në fshat, në shtëpitë e reja. Gjithashtu brenda 9 mujorit të parë duhet të rindërtohen shkollat dhe spitalet. Viti i ri shkollor për fëmijët duhet të nisë në shkollat e reja. Lagjet e reja, ambicia është që brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantier, do të kërkojnë më shumë kohë.

Deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira. Pika e tretë lidhet me donacionet, pasi u përmendën vetëm të voglat, ata që janë mbledhur nga donatorë të vegjël. Ndërsa donacionet në drejtim të shtetit; 

65.57 milion lekë të mbledhura nga 6185 donatorë të vegjël,
414.2 milion lekë të reja
64 milionë euro
1.01 milion dollarë

Mbetet për t'u parë nëse Konferenca do të përfshirë donatorët jashtë BE-së. Natyrisht kjo është një shifër që do të lëvizë, si rezultat i ndërveprimeve që po bëjmë por edhe me kurorëzimin e konferencës së donatorëve.

Shtuar këtu donacioneve të mbledhura nga organizatat, besoj që do të publikohen në të njëjtën faqe, për të pasur një raport koherence, të kemi një bazë jo të vogël për të ecur me shpejtësi me fazën e rindërtimit.

Disa projekte për meremetimet janë kthyer për t'u futur sipas eurokodeve. Përsa i përket vendimmarrjes për të ardhmen e cdo godine me shumë njësi banimi është angazhuar Fondi, për studimin e thelluar që kërkon një grup ekspertësh, konstruktorë që do të firmosin me përgjegjësi për rikuperimin apo shembjen. Për këtë i është deleguar Institutit të Ndërtimit përgjegjësia. Puna për verifikimin po bëhet në mënyrë mbresëlënëse" tha ai.


Lajmi kryesor:

Shtëpitë e reja pas tërmetit do të ndërtohen me parafabrikate, Margariti: Bëhen shpejt dhe i rezistojnë tërmetit


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës