Shtëpitë e reja pas tërmetit do të ndërtohen me parafabrikate, Margariti: Bëhen shpejt dhe i rezistojnë tërmetit

TIRANE-Ministrja Elva Margariti deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit se shtëpitë e reja që do të ndërtohen pas tërmetit tragjik do të bëhen me parafabrikate. Sekretari i Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxholli u shpreh se bashkë me ministren kanë negociuar për uljen e çmimit dhe përfshirjen e transportit nga do të sillen, ndërsa theksoi se cilësia do të jetë e njëjtë sikur përdoret në SHBA dhe BE. 

Ndërkohë që mbi 10 mijë banorë në zonat rurale që janë prekur nga tërmeti do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadër, ndërkohë që 3613 janë të sistemuar në hotele. Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e tretë të Komitetit të Rindërtimit se brenda janarit duhet të nisë puna për ndërtimin e banesave në zonat rurale, ndërsa më pas në zonat urbane, teksa Durrësi, Tiranë dhe Thumana janë pastruar nga gërmadhat që la pas tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2020 të gjitha ata që jetojnë në fshat dhe u është shembur banesa, të kenë shtëpitë e reja, ndërsa deri në fund të vitit 2021 të ketë filluar akomodimi i banorëve që sot janë me qira në zonat urbane. Për banorët në zonat rurale, kryeministri u bëri thirrje të gjithë banorëve me procesin e rindërtimit që do të nisë të afrohen me njëri tjetrin për të krijuar qendërza të vogla dhe të mos jenë të shpërndarë, ndërkohë që toka ku kishin banesën e shembur do u mbetet sërish atyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Shtëpitë e reja do ndërtohen me parafabrikate, ministrja: Bëhen shpejt dhe i rezistojnë tërmetit (VIDEO)

Ministrja Elva Margariti deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit se shtëpitë e reja që do të ndërtohen pas tërmetit tragjik do të bëhen me parafabrikate.  Ajo tha se kjo teknologji jep rezultate të shpejta dhe i përgjigjet nevojës sizmike. "Tipologjitë  e banesave, mendojmë se do të jetë një tipologji për ta kthyer në modele ligjore. Përveç aspekteve të strehimit kemi dale me tre modele 1+1, 2+1 dhe 3+1, teknologjia e parafabrikateve është e duhura dhe jep rezultate të shpejta dhe që i përgjigjet nevojës sizmike. Këto janë studime paraprake dhe këto do të jenë topologjitë për qendërzim rural dhe do të jenë të uniformuara" tha ministrja.  

Sekretari i Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxholli u shpreh se bashkë me ministren kanë negociuar për uljen e çmimit dhe përfshirjen e transportit nga do të sillen, ndërsa theksoi se cilësia do të jetë e njëjtë sikur përdoret në SHBA dhe BE. "Bashkë me ministren që ka një projekt ambicioz, që shpresoj ta kemi sa më shpejt pranë. Shpresoj që në Thumanë të bëhet një mrekulli dhe cdo donatorë të shikojë cfarë ka bërë me paratë e veta. Kemi pasur kontakte me shtëpitë parafabrikate kemi qenë me ministren atje dhe kemi negociuar vetëm në raste se cmimi i pranuar, ulet nëse kemi të bëjmë me transportin, ti marrim të gjitha bashkë të ulim kostot, por edhe sakta. Kurrë nuk kemi pranuar negocim për cilësinë e shtëpive, do të jenë njëlloj si në SHBA dhe BE".

Kryeministri e vlerësoi negocim kur u shpreh se nëse do ta bëjmë të ndarë transportin do të kishte kosto të madhe. "Transporti është një nga problemet kryesore i këtij volumi dhe nëse do ta bëjmë të ndarë do të kishte kosto të madhe. Jemi gati për disa projekte pilot, si Vaqarri, por jo vetëm. Në Bubq që është një nga pikat më kritike, se Thumana u bë simbol për shkak të humbjeve të jetëve, por Bubqi është masivisht i goditur. Aty kemi shans të bëjmë një ndërhyrje spektakolare. Përpara se të themi marrim shtëpitë dhe i vendosim na duhet infrastruktura  Dhe të jetë gati kur të vendosim strukturat e shtëpive" tha ai.

Ora 12:25
Aplikacioni/ Rama: Qytetarët e prekur do ndjekin rindërtimin hap pas hapi online (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama kërkoi që në aplikacionin aktual ku mund të shikohen në kohë reale, online procesi i mbledhjes së donacioneve, të shtohet edhe procesi i rindërtimit për cdo zonë ku qytetarët mund ta ndjekin hap pas hapi se cfarë po ndodh. "Shumë okej që në një pasqyrë të parë kemi donatorët, por ajo që u intereson njerëzve është rindërtimi dhe është mirë që në këtë aplikacion që të interesuarit mund të gjejnë për veten e tyre.

Ky është plani, ky është buxheti, ky është procesi dhe që përditësohet. I gjithë procesi i rindërtimit të jetë online për cdo zonë. Që të hysh në cdo zonë dhe lagje për të parë si po ecën dhe cfarë po bëhet. Që të bëjmë transparencë të plotë, është një punë voluminoze, por duhet të vendosim disa persona nga ministria e financave, nga organizatat që të bëhet një punë e mirë dhe njerëzit të jenë në kohë reale, ashtu si kontrolli i godinave që po verifikohen" tha ai.

Ora 12:22
Rama apel banorëve në fshat: Bashkohuni në qendërza dhe fitoni tokën, puna nis në janar, kujdes mashtruesit! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në zonat rurale dhe që janë prekur nga tërmeti, me procesin e rindërtimit që do të nisë të afrohen me njëri tjetrin për të krijuar qendërza të vogla dhe të mos jenë të shpërndarë, ndërkohë që toka ku kishin banesën e shembur do u mbetet sërish atyre.

"Laçi ka një potencial goxha të konsiderueshëm dhe nëse do të bëjmë gjënë e duhur do të krijojmë jo vetëm kushte më të mira banimi për ata që humbën shtëpitë, por edhe një pol të një ekonomie lokale më dinamike, po të kemi parasysh që Laçi është një pikë që mbledh rreth 3 mln turistë në vit. Nuk flas për turistë të huaj, por edhe nga jashtë, por edhe nga vendi që shkojnë në pikën e pelegrinazhit, dhe e anashkalojnë komplet Laçin e sotëm se nuk ka atraksion, por nëse ndërhyrja do të sjellë energjinë e një transformimi, si Korça, Vlorën, por edhe Tamarën e Pukën, me siguri që do i japim një mundësi të re edhe ekonomike familjeve që janë aty. E dyta qendërzimet, është e rëndësishme që ne ti bindim banorët e zonave rurale që të afrohen me njëri tjetrin, ndërsa pronën e tyre në fshat e kanë aty. Ose Thumana që është një zonë shumë kritike nga struktura urbane, me këtë ndërhyrje mund të bëhet një pikë referimi e vogël, por e rëndësishme, duke pasur parasysh që edhe liqenin e ka afër.  

Mashtrimi administrativ duke shënuar në listë familje që nuk kanë fare nevoje apo ata që i bien shtëpisë me vare, apo gabimi njerëzor në inventarizimin.... Ne duam të ndërtojmë qendërza rurale, por nuk duam të ndërtojmë qendra fantazmë, më shumë se cfarë është nevoja për të pasur shtëpi bosh, që i shkulin dhe i shesin. Organizatat do të jenin një ndihmë të madhe nëse do të angazhonin më shumë persona në këtë proces.

Në rolin e sekretarit të Komitetit, Hoxholli dhe përmes këtij aplikacioni duhet të na ndihmojë të gjithëve që të vendosim edhe njerëz nga ana jonë për një zyrë të përbashkët koordinimi që të shkojë haku te i zoti. Në mes të janarit të kenë filluar thirrjet për oferta dhe këtu duhet të koordinohemi. Pronarë apartamentesh kanë rritur qiranë, njerëzit janë të lirë të jenë edhe peshkaqenë, por nuk duhet të na ndodhë me procesin tjetër. Ndërkohë që kemi 2156 banesa të mjeruara që duhet të transformohen, ky do të jetë një proces që do të na cojnë një nivel tjetër për politikat e strehimit për familjet në nevojë që janë në streha jashtë cdo standardi" tha ai.

Ora 11:50
Fondi i rindërtimit, Rama i cakton sekretarin Ahmetajt: Do të jetë syri i transparencës (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme, kryeministri Edi Rama caktoi krahun e djathtë të Arben Ahmetajt, në ministrinë e Rindërtimit. Ai propozoi në postin e Sekretarit të Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxhollin.  "Por përpara se ti jap fjalën drejtuesit për të bërë një përditësim të situatës, dëshiroj që të ndaj me ju mendimin  që në kushtet kur kryetari i komitetit, zoti Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë. Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, cdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë e një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës.

Ilir Hoxholli

Duke ia besuar Hoxhollit ne realizojmë edhe një qëllim të mirë të këtij Komiteti, që jo thjeshtë qeveria të bëjë transparencë mbi vetveten, por të jenë në vëzhgim të procesit, të shpenzimit, të ardhurave, jo vetëm nga donacionet, por edhe nga buxheti i shtetit, por edhe nga burimet e tjera. Rindërtimi të mos jetë rikthim aty ku ishim, por një kapërcim i madh nga kushteve të jetës. Për familjet e varfra apo shtresën e mesme që ka humbur shtëpinë nga tërmeti, ne të garantojmë kushtet më të mira nga ato që kishin. Tërmeti ka goditur familjet e varfra dhe me të ardhura modeste në masën më të madhe. Spitali i Laçit është një godinë e amortizuar, që do të jetë 100% më e mirë dhe më e sigurt se ajo që ishte, do të ndërtohet nga e para" tha ai.

Ora 11:35
Lagjet e reja dhe shtëpitë në fshat, Rama: Asnjë nuk do ta kalojë vitin e ri 2021 në çadër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e sotme të Komitetit të Rindërtimit se objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2020 të gjitha ata që jetojnë në fshat dhe u është shembur banesa, duhet të kenë shtëpitë e reja, ndërsa la detyrë që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira në zonat urbane. 

"Objektivi është që brenda 2020 të gjithë ata që sot jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në sistemin e qirave në zonat urbane dhe thjeshtë kanë kërkuar një çadër, duhet të futen në shtëpitë e reja. Asnjë nuk mundet dot ta lëmë që të kalojë vitin e ri 2021 në çadër.

Ky është objektivi i parë dhe besoj që do të jemi gati që me pranverën dhe maksimalisht marsi të fillojë spostimi i familjeve që jetojnë në fshat, në shtëpitë e reja. Gjithashtu brenda 9 mujorit të parë duhet të rindërtohen shkollat dhe spitalet. Viti i ri shkollor për fëmijët duhet të nisë në shkollat e reja. Lagjet e reja, ambicia është që brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantier, do të kërkojnë më shumë kohë.

Deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira. Pika e tretë lidhet me donacionet, pasi u përmendën vetëm të voglat, ata që janë mbledhur nga donatorë të vegjël. Ndërsa donacionet në drejtim të shtetit; 

65.57 milion lekë të mbledhura nga 6185 donatorë të vegjël,
414.2 milion lekë të reja
64 milionë euro
1.01 milion dollarë

Mbetet për t'u parë nëse Konferenca do të përfshirë donatorët jashtë BE-së. Natyrisht kjo është një shifër që do të lëvizë, si rezultat i ndërveprimeve që po bëjmë por edhe me kurorëzimin e konferencës së donatorëve.

Shtuar këtu donacioneve të mbledhura nga organizatat, besoj që do të publikohen në të njëjtën faqe, për të pasur një raport koherence, të kemi një bazë jo të vogël për të ecur me shpejtësi me fazën e rindërtimit.

Disa projekte për meremetimet janë kthyer për t'u futur sipas eurokodeve. Përsa i përket vendimmarrjes për të ardhmen e cdo godine me shumë njësi banimi është angazhuar Fondi, për studimin e thelluar që kërkon një grup ekspertësh, konstruktorë që do të firmosin me përgjegjësi për rikuperimin apo shembjen. Për këtë i është deleguar Institutit të Ndërtimit përgjegjësia. Puna për verifikimin po bëhet në mënyrë mbresëlënëse" tha ai.

Ora 11:26
Ahmetaj: Durrësi, Tirana dhe Thumana janë pastruar nga gërmadhat (VIDEO)

Ministri i Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë një rezyme të situatës së deritanishme pas tërmetit, përgatitjes së faturës për Konferencën e Donatorëve, por edhe nisjen e kantierit të rindërtimit. "Brenda janarit duhet të kemi draftin përfundimtar që kur të jemi duke diskutuar dhe duke iu afruar datës së Konferencës së Donatorëve të kemi draftin final. Deri dje, janë rreth 65 milionë lekë. Nuk ka ndodhur kurrë, është hera e parë që një qeveri bën një plan të tillë. Vende si Greqia dhe Italia i kanë bërë, ne na u desh ti bëjmë nga e para. Durrësi ka nevojë për promovim në të gjitha aspektet, por edhe Lezha, Laçi dhe Tirana. Pastrimi i territorit është i rëndësishëm, Durrësi dhe Tirana janë pastruar krejtësisht, Thumana ka përfunduar. Është bërë falas. Lejet e ndërtimit, që për mua është e rëndësishme. Për shkak të ndryshimit të procedurave të përshpejtuar, janë 1020 leje për rikonstruksion. Të gjitha bashkitë kanë filluar procesin. Hapat e rindërtimit është shumë e rëndësishme. Fillimi i prillit të jetë fillim i ndërtimit masiv në territor, ndërsa në zonat rurale të jetë gati dy muaj më përpara. Ta kthejmë në detyrim të gjithë transparencën, cfarë donatorësh ka dhe ku do të shkojë cdo lek. Ku do të shkojnë? Deri te familjet. Këtë duhet të bëjnë të gjitha organizatat. Pjesa shtetërore do të menaxhohet institucionet shtetëtore, ndërsa për të tjerat do të jetë vullnetare, por unë besoj se duhet të kthehet në moto" tha ai.

Ora 11:19
Mbi 10 mijë banorë do ta kalojnë natën e vitit të ri në çadër (Shifrat e fundit)

Ministri  Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të dëmeve nga tërmeti dhe banorëve që janë të strehuar aktualisht në hotele dhe çadra.

Shifrat nga Emergjencat
3613 persona janë në hotele
10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
39310 objekte janë verifikuar
3580 të pabanueshme në Durrës
72 objekte janë shembur
10 në Tiranë
7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë
Në Durrës 1310 familje
Në Shijak 1187
Në Tiranë 2274
Në Vorë 499
Në Kavajë 176
Në Kamëz 270
Në Lezhë 610

Meremetimet
887 leje në Tiranë
12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia
8 pacientë janë të shtruar te Trauma
3 janë dërguar për specializim jashtë vendit

Arsimi
53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan
Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla
14 në Tiranë
7 në Lezhë
28 shkolla janë meremetuar në Durrës

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elvisi: 30/12/2019 14:32

    Sa simpatik eshte bere km, ke frike te hapesh tv se tremb te medhenjte pa le te vegjlit. King

    Përgjigju
  • tit_v: 30/12/2019 13:11

    ej sa te shko mjekrra me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës