Banorëve të “Lagunës Blu” në fshatin turistik të Qerretit mesa duket i është sosur durimi.
Sot ata kanë bllokuar punimet e nisura nga Aleksandër Frangaj për prishjen e terreneve të përbashkëta sportive në këtë fshat turistik, si dhe kanë sulmuar me vezë vilën private të Frangajt duke e qëlluar me 1 mijë kokrra vezë.
Dhjetra protestues mes tyre deputeti Genc Pollo, Vladimir Kosta dhe njerëz të tjerë të politikës, biznesit dhe medias janë grumbulluar fillimisht në kantierin e ndërtimit të ngritur tek fushat e sportit, duke prishur gardhin dhe murin prej betoni që të çon në det.

(Gardhi rrethues i prishur nga banorët) Foto të tjera

(Banorët duke hedhur vezë para vilës së Frangaj) Foto të tjera

(Vezët e hedhura para vilës së Frangaj) Foto të tjera
Më pas protestuesit janë nisur drejt rrugicës që të çon tek vila e Aleksandër Frangajt , ku me kazma dhe mjete të tjera të forta në duar kanë shkatërruar vazot e mëdha të betonit që ishin vendosur për të bllokuar rrugën.

(Banorët e Qerretit duke thyer vazot me lule në rrugën që të çon tek vila e Frangaj)
Vazot e betonit ishin vendosur aty prej vitesh nga Frangaj, i cili kishte bllokuar kështu në mënyrë abuzive rrugën e përbashkët që banorët deri më sot nuk kishin patur kurajo t’i prishnin.
Këto vazo, ishin simbol i pushtetit dhe arrogancës së Aleksandër Frangajt karshi pronës përbashkët. Madje për të arritur këtë biznesmeni Lezhjan kishte patur edhe mbështetjen e ish-kryeministritit Berisha për vite me radhë. Së fundmi Frangaj po kërkonte mbështetje edhe nga qeveria Rama për të vijuar me paligjshmërinë e tij.
Shqiptarja.com sjell foto nga protesta e banorëve

(Banorët duke thyer vazot me lule që bllokonin rrugën) Foto të tjera
Me pankrata në duar ku shkruhej “Toke e nxanme" dhe "I zoti tokës Aleksandër Frangaj” protestuesit janë nisur drejt vilës së këtij të fundit duke e qëlluar me vezë.

(Pankarta e banorëve) Foto të tjera
Banorët që kanë shtëpitë në këtë fshat turistik i konsiderojnë arbitrare veprimet e Aleksandër Frangajt, ndërsa i bëjnë apel këtij të fundit të heqë dorë.
Adem Vila pronar i tokës ku është ndërtuar fshati turistik, pohon se në këtë rast ligji është shkelur me të dyja këmbët dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përpara organeve të drejtësisë.
Prej një jave, Aleksandër Frangaj ka bllokuar terrenet sportive në këtë fshat turistik duke bërë kështu privatizimin e tokës ku ndodhen këto terrene. Falë një plani rregullues të firmosur nga qeveria Berisha dhe një leje të marrë nga ish-njësia administrative e komunës Golem, ai ka siguruar leje për ndërtimin e një objekti.
Kjo ka sjellë kundërshtinë e ashpër të banorëve që kanë banesat e tyre në këtë fshat.

Foto të tjera nga protesta e banorëve
Rdaskia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

me 1000 vezë vilën e Frangajt VDFOTO/Protesta e banorëve të Qerretit">