Konflikti për të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut ndërmjet familjes Cali e Prenga është transferuar në Gjykatën Administrative në Tiranë 17 ditë pas përleshjes që pjesëtarët e dy fiseve patën në Laç më 4 shtator.
Nga kjo përplasje me armë e thika, e deri në dhunë fizike dy javë më parë mbetën 7 të plagosur ndërsa policia arrestoi nën akuzën e armbajtës pa leje dhe kanosjes deputetin Armando Prenga.
Nëpërmjet avokates, vëllezërit Cali njëherazi dhe peshkatarë në këtë lagunë, të cilën e kanë përdorur prej 10 vitesh, kërkuan ribërjen e tenderit të Ministrisë së Bujqësisë, e cila në mars të këtij viti ja dha licencën firmës “Teknki 01”.
“Kjo ishte seanca përfundimtare që lidhi me lagunën e Patokut dhe konkurrimi ndërmjet shoqërisë Cali dhe shoqërisë të shpallur fituese. Ne kërkojmë që kjo procedurë të shfuqizohet pasi është një procedurë e nxjerrë në kundërshtim me gjithë legjislacionin për peshkimin”, tha avokatja.
Përfaqësuesit e “Tenkni 01”, ku bëjnë pjesë dhe familjarët e deputetit Armando Prenga nuk ishin të pranishëm në seancë si palë e tretë, ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Avokatura e Shtetit nëpërmjet juristëve kërkuan lënien në fuqi të procedurave që kanë shpallur fituese firmën “Teknki 01”.
Në përfundim të seancës së konkluzioneve, gjykatësi
Avni Sejdi njoftoi se vendimi për këtë proces do të jepet më 25 shtator në ora 13:00.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimet e dyshimta të drejtësisë shqiptare, gjykata administrative Tiranë dhe gjyqtari Avni Sejdi lënë të vdekurit pa varre
28 Qershor 2022, 16:46
-
Kush është gjyqtari që denoncoi Veliaj se bllokoi Bashkinë e Tiranës të çlironte varrezat e Sharrës nga ndërtimet pa leje
28 Qershor 2022, 15:21
-
120 magjistratët e radhës në Veting, nga Avni Sejdi i skandalit 'Duty Free' që sfidoi amerikanët tek gjyqtari që liroi ‘mbretin e drogës’ Alket Hatinë
17 Dhjetor 2020, 09:46
-
Ja çfarë fshihet pas dorëheqjes së Gjin Gjonit pas 20 muajsh hetime dhe si e paralajmëroi zyrtari amerikan lëvizjen e tij për t’i shpëtuar Vetingut
21 Korrik 2020, 13:59
-
Diplomatët amerikanë dhe gjermanë përballë gjyqtarit Avni Sejdi, shtyhet për 11 shkurt vendimi për konfliktin Duty Free në Rinas
6 Shkurt 2020, 15:04
-
Vendimi për skandalin me 'Duty Free' shtyhet në 11 shkurt, SHBA: Jemi të shqetësuar, po e ndjekim
6 Shkurt 2020, 14:26
-
Skandali me 'Duty Free', SHBA: Gjyqi, provë për Shqipërinë për klimën e biznesit
6 Shkurt 2020, 10:15
-
Amerikanët zbarkojnë nesër në sallën e gjyqtarit Avni Sejdi, ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për kontrollin e dyqaneve në Rinas
5 Shkurt 2020, 16:33