I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, thotë se nuk ka alternativë tjetër për Ballkanit Perëndimor përveç integrimit. Ai shprehu shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejtohet procesi i zgjerimit.
"Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE", - tha Lajçak sot në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë.
Bashkimi Europian, shtoi ai, duhet të jetë i sigurt që anëtarët e rinj të mos sjellin probleme shtesë në bllok.
“Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona", tha Lajçak duke shtuar se në mungesë të alternativave, në vend që të krijohen shtete ligjore, media të pavarura, shoqëri civile dhe gjyqësorë të depolitizuar, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare joliberale.
Një Ballkan i tillë, paralajmëron Lajçak, do të ishte një instrument ndryshimi për interesat strategjike të lojtarëve të tjerë.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Europian”, tha Miroslav Lajçak në Forumin e Integrimit Ballkanik në Podgoricë.
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52.2%
-
Të gabuar
43%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 12603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret të dërguarin e posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor
23 Shtator, 12:58
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian
19 Shtator, 09:03
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator, 12:22
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
15 Shtator, 13:44
-
Ministri i Jashtëm pret homologun hungarez: Presidenca e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor! Do intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh
11 Shtator, 16:28
-
Lajçak viziton Serbinë më 10 shtator
9 Shtator, 22:36
-
Analiza e Euroactiv për Integrimin: Shqipëria mund të hap ‘de facto’ negociatat që këtë vjeshtë, ndahet nga Maqedonia e Veriut
9 Shtator, 14:02
-
'Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira' Mitsotakis: Çështja e pronave të minoritetit grek, kusht kryesor për integrimin në BE
9 Shtator, 10:47
-
Ministri Hasani pret homologen finlandeze: Mbështetëse e Shqipërisë në rrugëtimin europian! Valtonen: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik
4 Shtator, 13:38
-
Von der Leyen: Moska përpiqet të ndezë konflikte të vjetra në Ballkan sa herë ka përparim
2 Shtator, 15:57
-
Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi
1 Shtator, 14:20
-
Rama në Pragë: Jemi të dashuruar me Evropën, deri në fund me BE, nuk pranojmë ‘jo’! Marrëveshja me emigrantët? Nuk i themi dot jo Italisë
31 Gusht, 11:56