DDURRES -Dita e fundit e 2019-ës, 31 dhjetori, nuk ka lënë pas edhe ngjarjet e rënda në Shqipëri, ku pas atentatit që ju bë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes, duke e lënë të plagosur nga shërthimi i një granate, një tjetër zyrtar është plagosur, këtë radhë me thikë.

Ngjarja ndodhi në Sukth, ku Rrapo Osmani, kryetar i njësisë administrative të Sukthit, ka mbetur i plagosur me dy goditje me thikë. I plagosur mbeti edhe një nipi i tij 21-vjeçar me inicialet K.O,  të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 

Strukturat e Policisë së Durrësit ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke bërë të mundur arrestimin e 36 vjeçarit, Algert Bellova, banues në Sukth.

Sipas raportimeve të para nga gazetarët në terren, Rrapo Osmani ka pasur debate të mëparshme me Algert Vellova i cili është tregtar ambulant, ku shpesh i kishte thënë se nuk duhej të tregtonte në trotuar (fruta-perime). Ata kanë pasur edhe një telefonatë mes njëri-tjetrit para ngjarjes. Por për Algert Bellova debati nuk është mbyllur aty. Shitësi ambulant i ka shkuar në shtëpi Rrapo Osmanit, ku sërish ka nisur të debatojë me të. Aty ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Rrapo Osmanin, dhe nipin e tij 21-vjeçar që ndodhej në shtëpi, më shumë mundësi për të pritur së bashku Vitin e Ri. 

Mësohet se autori e ka ndërruar mbiemrin nga Meta në Bellova, dhe tashmë rezulton si Algert Bellova, siç raporton gazetari Artur Korriku.

Rrapo Osmani