Ndërron jetë nga COVID-19 piktori shqiptar Ziso Kamberaj! Po kurohej prej javësh në Gjermani

Ndërron jetë nga COVID-19 piktori shqiptar Ziso Kamberaj! Po kurohej prej javësh në Gjermani

Ziso Kamberaj

COVID-19 ka shuar një tjetër artist shqiptarë, duke lënë pas një boshllëk jo vetëm për artin por edhe për familjarët e tij.  Piktori Ziso Kamberaj ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, i cili nuk ka mundur dot të fitonte betejën e tij me koronavirusin.

Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut dhe luftën me COVID-19 e humbi gjatë kohës që po kurohej në një spital në Gjermani. Kamberaj kishte që prej muajit shtator që luftonte virusin.

Lajmi është konfirmuar nga veta kolegët dhe familjarët e Kamberaj.  Vëllai i piktorit Reso Kamberaj shkruan se ndarja nga jeta ishte e parakohshme.

‘O Ziso, o vellai yn i vogel, na hidhrove. Te mori kovidi para kohe. Nuk ishte radha jote”, shkruan i vëllai i piktorit të ndjerë.

Edhe profesor Pino Bonanno shkruante për piktorin “Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues”.

Ziso Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale. Kamberaj la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja