SPECIALE/ Gjergj Kola, piktori që ndez me ngjyra artin botëror

I specializuar për pikturë kavaleti, litografi dhe pikturë monumentale, Gjergj Kola në vitin 1991 si shumica e shqiptarëve mori rrugën e emigrimit.

Gjergj Kola u largua nga Shqipëria për arsye politike, duke u vendosur në qytetin e Kozanit në Greqi dhe aty ai filloi të jetonte e pikturonte për 23 vite rresht.

Iku nga Shqipëria duke pasur në mendje dhe në zemër mësimet e profesorëve më të shquar të artit Angjelin Dodmasej, Danish Jukniu dhe Agim Zajmi.

Punoi intesivisht me artin dhe pikturën, dekoracionet, portretet, kompozimet, ilustrimet e deri në vepra monumentale në institucionet arsimore, kulturore, teatrot, kishat, etj.

Gjergj Kola ka lindur ne Lezhë, në maj të vitit 1967, në qytetin që pas diplomimit punoi si profesor i arteve të bukura dhe edukatës.

Vepra e artistit Kola depërtoi në Greqi nga Kozani në Selanik, Athinë e në shumë qytete e fshatra të Greqisë, por edhe në diasporat greke në botë.

Në shtetin Grek numërohen mbi 7000 vizatime, studime dhe vepra në pikturë, pjesa më e madhe e të cilave janë në Kozan dhe në zonën përreth.

Në vitin 2013 u spostua zyrtarisht në Itali, ku vazhdoi me të njëjtin intensitet impenjimin e tij artistik.

Në Itali botoi librin - album "Legjendat Shqiptare" me 63 punime në 5 gjuhë, italisht, shqip, greqisht, anglisht dhe rusisht, me një tekst të përpunuar nga bashkëshortja e tij Vjollca Kola.

Libri u prezantua në disa qytete italiane, në Greqi, në Athinë, Kozan, Ptolomaidha, Paris, Canë, Berlin, Bruksel, Malaga, etj.

Studiuesja dhe poetesha e shquar italiane Victoria Dragone në bashkëpunim me Vjollca Kolën botoi librin -album "Hypatia e Aleksandrisë" dedikuar filozofes së shquar të antikitetit Hypatia.

Në Itali Gjergj Kola e zgjeroi aktivitetin e atij artistik në qytetin e Fanos, Pesaros dhe Urbinos.

I ftuar nga fondacioni Pikasiano hapi ekspozitën personale që zgjati një vit në Malaga në Galerinë "Ardiscar", duke u ekspozuar në vazhdim në Barcelonë dhe përsëri me 2 ekspozime në Malaga.

Gjergj Kola pas sukseseve në Spanjë u ftua në Nju Jork  në Art Muzeum në Galerinë "Lachmont", si dhe bëri marrëveshje me fondacionin "Linpold", i cili aktualisht disponon 36 punime të artistit Kola në koleksionin e tij.

Që nga viti 2014,  kur ishte ftuar nga një galeri e njohur italiane, Gjergj Kolës iu hap rruga për të ekspozuar në Paris, në Barcelonë, në Londër. Ekspozoi në disa qytete të Norvegjisë, dhe nuk e ndali më ritmin ekspozitave nga Europa drejt Azisë, Afrikës, Amerikës, në sallone dhe evente ndërkombëtare

Në Paris ka ekspozuar 5 herë në Luvër, në Espace Gallery, disa ekspozita në Bashkinë e Parisit, si dhe në Pallatin e Kongreseve në Cane, Francë.

Disa studiues të njohur të arteve bashkëkohorë, kanë nxitur publikimin e veprës së artistit Kola.

Ndër më të rëndësishmit është profesoresha Silvia Cuppini, e cila prezantoi veprën e artistit edhe në Vatikan në Universitetin Urbaniano në vitin 2017.

Në Itali janë realizuar 2 filma të shkurtër dokumentarë, që i dedikohen veprës dhe karrierës artistike të artistit. Në Selanik është realizuar një film dokumentar, i bazuar në librin -album biografik që profesori i njohur i historisë Kostantinos Fotiadis i ka kushtuar pikturës epike të artistit dedikuar Genocidit ndaj pontëve.

Gjergj Kola aktualisht vazhdon punën krijuese, studimore dhe kërkuese në qytetin turistik Limone sul Garda, ku ka edhe atelienë e tij.

Në këtë qytet ai realizoi 7 vepra monumentale murale, që emocionuan qytetarët e Limones dhe turistët e shumët të këtij qyteti.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë