Gara për kreun e KLSH, Meta dhe Ruçi dërgojnë në Kuvend Vitore Tushën, gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese

TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, njëherazi kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha është propozuar si kandidate për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Emri i Vitore Tushës është përzgjedhur nga Meta dhe Ruçi për t’ju propozuar Kuvendit ditën e nesërme. Presidenca njofton se Tusha është zgjedhur pas procesit të hapur që në datën 12 tetor. Kryetari në largim i Kontrollit të Lartë të Shtetit është Bujar Leskaj, dhe mandati i tij përfundon më 22 dhjetor 2018.

Mandati i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH, bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhjet nga Kuvendi me votë.  Në njoftimin e zyrës së Shtypit të Presidentit Meta thuhet se Tusha është një personalitet në fushën e jurisprudencës që gëzon moral dhe integritet të lartë shoqëror.

Në rast të zgjedhjes në krye të KLSH-së, Tusha do të jetë e para grua që drejton institucionit më të lartë të kontrollit të veprimtarisë së shtetit shqiptar. Aktualisht KLSH drejtohet nga Bujar Leskaj i cili është në fund të mandatit të tij dhe parlamenti pritet të vlerësojë si zëvendësuese të tij zonjën Tusha. Gjatë periudhës 1992-1997 KLSH u drejtua nga Dr. Blerim Çela, 1997-2004 nga Mustafa Kërçuku ndërsa nga vitet 2004 deri në 2011 institucioni u drejtua nga Zydi Pepa, Ylli Memisha, Alfred Karamuço dhe Robert Çeku.

Njoftimi i Presidencës

PËR  PËRZGJEDHJEN  E  Znj. VITORE TUSHA PËR TIU PROPOZUAR KUVENDIT TË SHQIPËRISË, PËR TU ZGJEDHUR NË POZICIONIN KUSHTETUES TË KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që zj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për tu zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.

Presidenti i Republikës, vlerëson se Znj.Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit.

Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti i Republikës gjen rastin të falenderojë të gjithë aplikantët e tjerë që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë sipas thirrjes së hapur prej tij, disa prej të cilëve janë personalitete të njohura publike dhe me kontribute të shquara në fushat e ekonomisë dhe drejtësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Gara për kreun e KLSH/ Kush është Vitore Tusha, gjyqtarja që la në burg Fatos Nanon dhe kaloi me sukses Vetting-un

E propozuar nga presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruci për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit si një personalitet me integritet të lartë moral dhe shoqëror, gjyqtarja Vitore Tusha vjen jo rastësisht në këtë post.

Gjyqtarja Vitore Tusha është me një eksperiencë shumë-vjeçare në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila kaloi me sukses procesin e Vettingut.

Tusha u paraqit para KPK-së në 5 prill me një makinë modeste dhe e buzëqeshur, në krahasim me ato të shumë kolegëve të saj.  Ajo mban gradën doktore shkencash. Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008. Tusha është zgjedhur si kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, gjyqtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha, njihet si gjyqtarja që la në burg ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin socialist, Fatos Nano.

Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 05/11/2018 19:08

    Ec aty klani i mirditoreve!!

    Përgjigju
  • Emigrandi: 05/11/2018 17:03

    Vitore tusha qe futi ne burg Nanon por Salem e la te Bente baterdine me vjedhe dhe vrasje

    Përgjigju
  • Erik: 05/11/2018 16:38

    Hahaha o Like zonja mbase e meriton ate vend, por ti do ta zerosh Kushtetuesen nga te gjithe gjyqtaret per te vazhduar cmendurine tende per t'i bere opozite Kryeministrit dhe Reformes ne Drejtesi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City