Humbi dy gishtat në protestën e dhunshme para Kuvendit, policja Ina Nuka niset për operacion drejt Turqisë (VIDEO-FOTO)

TIRANE - Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë në duar gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua dje para Kuvendit nga banorët e "Unazës së Re", është nisur mbrëmjen e sotme drejt Turqisë për mjekim më të specializuar. 

Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja doli nga ky spital rreth orës 20:20 dhe u dërgua drejt aeroportit të Rinasit nga një autoambulancë e shoqëruar edhe nga familjarët, nga ku më pas udhëtoi drejt Stambollit rreth orës 21:00 me një avion special mjekësor. Pritet që efektivja e policisë ditët në vijim t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë në duar, për të rekuperuar dëmtimet e gishtave të shkaktuara nga kapsolla. 

Në udhëtimin drejt Turqisë policja shoqërohet nga nëna e saj si dhe një mjek i spitalit të Traumës. I pranishëm në aeroport ka qenë edhe vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka inkurajuar Inën dhe nënën e saj që të bëhen të forta për të kapërcyer këtë moment të vështirë.

24-vjeçarja, efektive e repartit "Shqiponja", dëmtoi rëndë dy gishta të dorës së djathtë gjatë tentativës për t’u mbrojtur nga kapsollat e hedhur nga protestuesit e "Unazës së Re". Ajo ka marrë dëmtime edhe në pjesën e fytyrës. Polices iu dha ndihma e parë në Spitalin e Traumës ditën e djeshme menjëherë pas ngjarjes, ndërsa ishte kryeministri Edi Rama i cili dha lajmin se Ina Nuka do nisej drejt Stambollit për mjekim të specializuar.  

Ndërkohë, këtë të premte u arrestua nga policia 18-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i hedhjes së kapsollës Daniel Drobja. Ai u prangos në rrugën "Babë Rexha"  pranë "Pallatit me Shigjeta" rreth 24 orë pas shpalljes në kërkim policor. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abc: 23/11/2018 23:54

    Sepse disa shpellar, fatkeqsisht edhe banore te ketij shteti, ja keputen 2 gishta dhe e lenduan rende. Ste ben pershtypje fare?

    Përgjigju
  • Anonim: 23/11/2018 21:42

    Po kjo pse duhet te iki jashte me leket e taksapaguesve o Edi Rama...

    Përgjigju
    • Justice: 24/11/2018 01:03

      Sepse u godit duke mbrojt institucionet e taksapaguesve prandaj

    • xreport: 24/11/2018 00:04

      kush te tha? o horr o legen une jam gati tja paguj operacionin vetem qe u plagos duke mbrojtur pronen shqiptare nga injorantet kriminelet qe ishin ne proteste. te kesh turp injorantet si ti jan te paket sot por nje tumor i shqiperia

  • Anonim: 23/11/2018 21:42

    Po kjo pse duhet te iki jashte me leket e taksapaguesve o Edi Rama...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja