Maxhoranca rrëzon dekretin e Metës për buxhetin 2019, opozita ikën nga seanca

Maxhoranca rrëzon dekretin e Metës për buxhetin 2019, opozita ikën nga seanca

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për buxhetin e shtetit për vitin 2019. Pro dekretit shkuan vetëm 22 vota nga radhët e opozitës, ndërsa 76 vota të PS shkuan kundër dekretit. Kreu i shtetit ktheu javën e kaluar për rishqyrtim të Kuvend projektligjin për buxhetin e shtetit, duke propozuar reflektimin e kërkesave të studentëve.

Duke arsyetuar kthimin e dekretit, Meta shtonte se "duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik", thuhej në dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. 

Votimi për dekretin të Metës:

76 - Kundër

22 - Pro

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë