Tritol makinës së shoferit të ambulancës në Orikum, nuk ka të lënduar (Emri)

Tritol makinës së shoferit të ambulancës në Orikum, nuk ka të lënduar (Emri)

Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Orikum të Vlorës, ku një makinë ka shpërthyer. Makina është në pronësi të shtetasit Vezir Bello, banues në Orikum të Vlorës. Shqiptarja.com ka mësuar se Bello është shoferi i ambulancës në Orikum.

Nga shpërthimi  nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe autorëve që kanë vendosur lëndën plasëse.

Njoftimi i policisë: 

Orikum, Vlorë
Informacion paraprak

Rreth orës 19:30 në Orikum ka ndodhur një shpërthim në rrethana ende të paqarta, në automjetin tip "Ford" në pronësi të shtetasit V.B, 59 vjeç, të cilin e kishte parkuar pranë banesës.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive