Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar 5 shoferë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë. Mësohet se 23 drejtues mjetesh janë gjobitur për gara shpejtësie në zonat e banuara.
Ndërsa janë proceduar administrativisht për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 6 shoferë mjetesh sportive.
Mësohet se janë proceduar administrativisht 29 drejtues mjetesh për errësim të xhamit të përparmë ndërsa 131 shoferë, për përdorim të celularit gjatë udhëtimit.
Sakaq, Rrugorja e kryeqytetit bën me dije se janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 39 shoferë, për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Ndërsa 22 shoferë janë gjobitur për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit dhe 56 për parakalime të gabuara.
Janë gjobitur 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.
Për verifikim janë shoqëruar në komisariat 12 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.
kulmi eshte qe keta qe kane keto makina se kane problem fare te paguajne keto gjoba qesharake. 5.000 leke gjobe nje automjet qe kushton 150.000 euro!!!!!!!!! ai ate gjibe e quan per mburrhe , se jkushe e di sa ka pa paguar, turp per ligjet e dobeta qe kemi, pse sua mban ti bejne keto gjera jashte vendit ku ligji eshte ligj, jo tallje kjo eshte me te vertete talljeeeee
PërgjigjuAksidentet vazhdojne dita dites mbasi nuk ka sinjalistiken e duhur si funksionon ne europe
Përgjigju