MSN Messenger del në pension, paçka 330 milion përdoruesve dhe shpërndarjes së saj të gjerë, 40,6% ndër të cilët klient chat. Microsoft së shpejti do të lajmëroi daljen e saj nga skena, në favor të Skype (27.39% shperndarje, 170 milion përdorues) për të cilat Redmond ka paguar 8.5 miliard dollar.

Lëvizja e Microsoft nuk do të ketë impakt tek përdoruesit e shërbimit, të cilët do të kalojnë tek Skype, me kontaktet e tyre. Programi Voip i njohur është i përfshirë në Windows 8 .

Kjo lëvizje bëhet për përmirësimin e burimeve. Një klient i MSN është cilësuar si tepër i kushtueshëm, qoft për investimin e Skype, qoftë për kostot e mirëmbajtjes së shërbimit edhe pse kanë të bëjnë më numrin e shërbimeve të mesazherisë në web.

Microsoft së fundmi ka tërhequr markën Windows Live, në një moment ku kemi dominim të rrjeteve të mesazherisë si Whatsapp apo edhe Facebook Messenger. MSN Messenger ishte i pari software chati, i cili u shndërrua më vonë në Windows Live Messenger.

Programi ka qenë aktiv që në 1999 dhe garonte me Yahoo Messenger. E ardhmja e Microsoftit tashmë merr emrin e Skype. Filozofia estetike e Windows 8 duket se paska influencuar edhe idetë bazë të softëarit të Redmond, më shumë elegancë dhe më pak shpërbërje.

(Shqiptarja.com)