Edmond Trako, ambasadori ynë dinjitoz në Australi

Edmond Trako, ambasadori ynë dinjitoz në Australi

Ambasadori Edmond Trako

Per here te pare Shqiperia hapi Ambasaden e saj ne Australine e larget ne vitin e mbrapshte 2020. I derguari me pune i Republikes se Shqiperise, Dr Edmond Trako dhe bashkeshortja e tij zonja Iris Trako kishin mberritur ne Kanberra ne Maj 2020, disa dite perpara se Australia te mbyllej si rrjedhoje e Covid-19. Ekzaltimi i Shqiptareve qe jetojne ne Australi per hapjen e Ambasades ishte i papershkrueshem. Megjithate veshtiresite per hapjen e Ambasades se pare Shqiptare ne Australi ishin te shumta. Per ne Shqiptaret qe jetojme ketu ishte shume e dhimbshme te shihje Ambasadorin Shqiptar te udhetonte me taxi neper Kanberra dhe Australi, madje edhe ne kembe. Nuk na vinte mire te shihnim ambasadoret e tjere te levizin me mjete te reja dhe shofere personale, madje edhe me shoqerues. Po perse Ambasadori yne duhej te ishte kaq i ndryshem nga te tjeret kur ne kerkojme qe Shqiperia te jete e barabarte me shtetet e tjera? Bashke me veshtiresite e krijuara nga Covid, distancat e gjata dhe mungesa e nje mjeti udhetimi bene ate qe Shqiptaret te mos takoheshin shume shpesh me Ambasadorin e tyre. Nje gje i lehtesonte punet: Ambasadori pergjigjej ne cellularin e tij ne c’do kohe dhe dite te javes, perfshire ketu edhe te djelat.

Por keto veshtiresira nuk ishin asgje perpara asaj te hapjes se Ambasades. Shqiptaret e Australise jane shume te indinjuar me ate qe ka ndodhur gjate procesit te hapjes se Ambasades. Nje incident midis ministrise se jashme Shqiptare dhe asaj Australiane u shnderrua pothuajse ne incident diplomatik dhe rrezikoi mos hapjen e Ambasades Shqiptare. E gjitha per shkak te papjekurise se Ministrise se Jashtme Shqiptare qe kishte publikuar nje “joint Embassy” me ate te Republikes se Kosoves. Edhe ketu diplomacia e Ambasadorit Shqiptar fitoi dhe gjakrat u qetesuan.

Ambasadori Trako mori pjese per here te fundit ne festimet e festes se Flamurit ne Melbourne ne 29 Nentor dhe dashuria e komunitetit Shqiptar per te dhe zonjen Trako ishte me te vertete mbreselenese. Ikja e parakohshme ka lene me te vertete nje boshllek te madh, po ne te njejten kohe ka konfirmuar se Dr Trako ishte i afte te krijonte nje ure te forte ne nje kohe record dhe gjate pandemise. Mbas nje periudhe te gjate ne diplomaci Dr Trako nuk mund te ishte ndryshe. Po ajo qe eshte me e rendesishmja, Dr Trako i perket asaj plejade intelektualesh qe farketuan Partine Demokratike por qe u perjashtuan nga Sali Berisha si “mocionista” ne 1992. Njerez te tille kane 30 vjet e kusur qe jane zhdukur padrejtesisht nga skena nga ai sistem i kalbur “demokracie” qe akoma jeton. Ne realitet keta intelektuale i kane te gjitha kapacitetet per te udhehequr denjesisht popullin Shqiptar. Eshte momenti i fundit qe intelektuale te ketij kalibri te kontribojne ne Politiken Shqiptare per t’ja kaluar stafeten brezit te ri te pa korruptuar. Politikaneve aktuale, qofshin ata blu, te kuq, mavi apo te te gjitha ngjyrave ju ka dale boja! Te pakten keshtu duket nga Australia e larget.

Lamtumire ambasadori i pare shqiptar ne Australi! Shqiptaret e Australise nuk do te harrojne kurre per sherbimin qe u bere dhe krenarine qe u dhurove!

M.Q./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë