Përcillet për në banesën e fundit Imzot Rrok Mirdita. Në meshën e fundit të mbajtur në Katedralen e Shën Palit, në nder të kreut të kishët Katolike Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles foli për momentet kyce të veprës së Imzot Rrrok Mirdita në shërbim të katolicizmit në Shqipëri. 

Në meshën e fundit ishin të pranishëm disa prej personaliteteve më të larta në Shqiperi, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, ish kryeministri Berisha, ambasadorë të shumtë të akredituar në Tiranë, ai i SHBA-së Donald Lu, ai francez Fitousi, gjerman Hoffman dhe jo e BE Vlahutin. Pjesë e kësaj meshe u bënë me dhjetra qytetarë nga Shqipëria Kosova, dhe Mali i zi si dhe krerë të besimeve fetare në vend. 

homazhe rrok mirdita

nishani

nishani

nishani

vllahutin homazhe

Trupi i Imzot Rrok Mirditës në Kriptën e Kishës Katolike në Tiranë. Përshëndetjet e fundit në varrin e Imzot Rrok mirditës i dha Shkëlqesia e Tij Imozt Angelo Massafra, Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër Pultit.

rrok midrita homazhe

Imzot Rrok Mirdita u nda nga jeta në 4 dhjetor pas një hermoragjie cerebrale dhe pas homazheve të bëra në Kishën Katolike nga drejtues të Shtetit shqiptar dhe qytetarë, në nder të jetës dhe veprimtarisë së Imzot Rrok Mirditës u përcoll në banesën e fundit.

 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)