Lamtumirë Met Gjergji, poeti rebel i viteve 80-të

Lamtumirë Met Gjergji, poeti rebel  i viteve 80-të

Poeti Met Gjergji

Është  ndarë nga jeta në moshën 81 vjecare, në kushte të mjerueshme  poeti durrsak Met Gjergji. Poet i cili nga që përndiqej nga makineria sekrete e shtetit në vitet 80 i varrosi poezite e tija për ti fshehur në  Golem. Duke na kujtuar rastin e poetit Janis Ricos që i fshehu poezite e tija në ishullin e Makronisosit. Meti ishte poeti bohem, i cili guxoi të shkruante për burgun e Burreli dhe të Spacit në kohen kur të tjerët s’guxonin as që ti përmendnin si emra. Është fjala për poetë bashkekohes të tijë dhe denonciatorë  që tashmë mbushin faqet e gazetave dhe librave të pavlerë  me poezi dhe “ kujtime” të gjymtuara prej disidentesh fallcifikatorë... Në vitin 1974 ai do të shkruante nga fshati Draç i zonës së  Ishmit  në poezinë “ Lutja e Syrgjynit” :

                                 “Përtej hekurave të  Spaçit – mbretëria qiellore.

                                  Përtej tyre shtrika pushetin ferri.

                                  Në atdheun tim në  vend të Purgatorit

                                  Janë kampet e përqëndrimit t’ Enverit”. 

Këtë  poet dhe mësues që ka nxjerre qindra nxënës nga bankat e shkolles, nxënësit e dikurshëm e kujtojnë ende  me nostalgji për magjinë e mesimdhënjes. Kur recitonte poetet e rilindjes në klasë, performanca e tijë sugjestionuese arrinte  deri në hipnotizim, kaq bukur i recitonte poetet e medhenj që i adhuronte.  Ai vdiq i vetmuar këto ditë gushti, pasi e gjithe jeta e tijë ishte sfidë e vazhdueshme deri në frymemarjen e fundit, të cilen e la me një peng pasi nuk arriti të gjente eshtrat e babait të vet të pushkatuar:

                                    “Ku të ta gjejë gropen e shtatë,

                                      Në jug  në lindje a veri,

                                       As të vrarë s’të lanë rehat,

                                       Se mos çoheshe përsëri...

Varrosja e poezive në Golem

Kur poeti rebel e ndjeu se filloi të ndiqej, një pjesë të poezive “ sekrete” të periudhës u detyrua që ti groposte diku në një rrëzë peme në plazhin e Golemit. Ai kujtonte se  ato po të binin në dorë të inkuizitorëve politikë, do të kishte pasoja të rënda. Nga këto poezi, ai disa i ka botuar në librin “ Ylberë Dhimbjeje”. Poezitë e varrosura nga frika e Sigurimit ai nuk i gjeti kurrë më kur i kërkoi, por shumë prej tyre ai i riprodhoi përsëri në vitet kur shërbente në fshatrat e thella të zonës së Durresit si në Ishëm dhe Gërmej, e Luz të Kavajës. Pasioni për të thënë artistikisht një të vërtetë të ndaluar trimfonte, kujtonte ai, mbi frikën e burgut që e priste po të zbuloheshin këto poezi. Në Gërmenj të Kavajës në vitin 1979 ai ka shkruar mes të tjerash në poezinë : “ Qoftë me ju ky dimër”:

                                     “ Gjeneratë ikanake, fatkeqe gjer në vdekje,

                                     Heroikja e pamposhtura nga dhuna e pushtetit,

                                     Si pjellë e paligjëshme nën e mbi udhë

                                     Ti rritesh e rritesh, si plumb në flurudhë”

Dhe ndoshta këtë poezi mbase profetizuese për të, ai e ka risjellë nder mënd kur shpertheu eksodi i vitit 1991 dhe ai mbi një anije zbarkoi familiarisht në brigjet e Italisë. Ku ka menduar se baruti i këtij “ plumbi në flurudhë” ishte edhe brenda poezive që groposi në Golem...Ai e ka përjetuar keq rënjen e ngadaltë të pushtetit komunist.Në shoqëri me endërrat e tija ilegale. Kjo dhe për natyrën sanguine që kishte. Në poezinë “ Ilegali” ( që i përkasin poezive të tija Ilegale të majit 1982), ai shkruan:

Me durimin e Penelopës mbi pëlhurë,

Ai thur planet, armët i vajis,

Ngathtësi e orës përmbi mur

Vazhdimisht e sfilit, e besdis”.

Dhe në strofën e fundit të  kësaj poezije që po citojmë ai tregon që uni poetik i tijë, është realisht e nje luftëtari:

Teksa kushdo jeton me momentin,

Atë me vite dritë e sheh përpara.

E veç nga shpirti të kujton poetin,

Se nga të tjerat – vetëm luftëtarin”.

Poezi të tilla dhe shume të tjera që ai shkroi, në fjalorin e kohes kur u shkruan rradhiteshin në listimin e poezive armiqësore ndaj pushtetit popullor. Dhe autori edhe pasi i groposte i zhvarroste përsëri në menjen e tijë dhe i hidhte përsëri mbi letra. Shkurt, poeti i lindur në Gusmar,  Met Gjergji, me baba të pushkatuar kur ai ishte vetëm 7 vjeç, ishte një poet ilegal “ kunder- rrevolucionar “.

Poeti në eksod.

Në emisionin “ Brindizi Story” të Tv Puglias “ arrivo albanesi “, është fiksuar edhe intervista e 43 vjeçarit Met Gjergjit, menjeherë sapo ka zbritur në tokën Italiane. Ai ka deklaruar se ishte profesor i gjuhës ruse dhe shqipe. Në këtë eksod ai ka marrë me vete edhe gruan e tijë  dhe thotë në intervistë që është profesoreshë si dhe 3 fëmijët; një vajzë dhe 2 djem. Ata kanë udhëtuar në kushte tepër  të rënda për 2 ditë. Më tej ka shtuar edhe shkaqet e këtij eksodi:" Qeveria e ka trajtuar keq popullin i cili ka jetuar në kushte të vështira".

Met Gjergji, autor i 22 librave.

Mesuesi i vjeter i letersise Met Gjergji  ka mesuar me qindra nxënës ne  Durres dhe ka kaluar më pas  nje jete plot peripesi  si persekutuar politik. Kjo për shkak se ishte djali i një të pushkatuari politik. Si i tille ai u ndeshkua kur  i u mesua biografia, duke e dërguar në zona të thella si mesues dhe me pas ka perfunduar në prodhim si punetor i pakualifikuar, pavaresisht se njihej si një nga mesuesit më metodiste të asaj periudhe në lëndën e letërsise dhe të gjuhës ruse. Është vlerësuar që në fillim si  talent me prespektive në poezi. Poeti Met Gjergji ka sjelle në gjuhen shqipe edhe shume poetë  të mëdhenj të letërsisë botërore, por të panjohur me parë nga lexuesi ynë. Si dhe disa antologji, përfshire antologjinë e poezi së ruse dhe rumune. Poeti durrsak i Afrikes e Azisë ka botuar edhe  nje libër nga letërsia Italiane “ Diejt e Agaves” të poetit  Pino Indini. Edhe Ghibranin me përkthimin e të cilit krenohej.                            

Ai la pas mijra vargje dhe rreth 22 libra të botuar. Me temë nga vëndi si dhe nga shumë kontinente të botës. Mes të cilave dhe “Afrikë dertet e mija” dhe “ Kur e njoha unë Azinë”. Ishte poligloti që zotëronte disa gjuhë të huaja. Të të gjitha kontinenteve. Poezija e Met Gjergjit është vlerësuar nga kritika si poezi e ndjeshme e prekëshme, e ëmbel kur flet për dashurinë dhe revoltuese ndaj padrejtesive e varferisë. Ai la pas me poezite e tija prekese mesazhin poetik se e ardhmja ndërtohet veç me dashuri.

Poema "Mrekullia e Tete": kumt për femrën!

Jeta e poetit dhe përkthyesit dursak Met Gjergji është tërësisht e vecantë. Me një rini të vetmuar për shkaqe te njohura biografike dhe me nje pleqëri po te vetmuar për rrethanat e jetës se tijë intersante, si të rralle kuj, ai mbetet një personazh i rralle në Durrës. Po në se vetmija e ka shoqëruar gjate gjithe jetes , ai s’ështe ndarë kurrë nga poezija, elementet e se ciles ai ka ditur ti qëmtoje edhe në kushtet më të rënda. I veçantë mbete vellimin poetik”  Mrekullia e Tete”  kushtuar rrolit te femres ne shoqëri dhe jetë. Një poeme e gjatepër të cilen ka punuar 8 vite dhe ka krijuar paralel me librat e tjere, rreth 920 strofa me me rreth 3680 vargje. Për këtë libër, në një bisedë na tha: “ Ka qënë një libër që i ka munguar letersisë shqipe mbi rolin e femres shqiptare dhe asaj botërore në histori. Shpesh femra është pasqyruar nepër romane në letërsi por si aneks dhe jo për rolin e madh dhe vendimtar që ajo ka luajtur në emancipimin e shoqërisë njerëzore. Në këtë libër kam paraqitur bukurinë dhe përsosmërinë e sajë fizike shpirtërore dhe kulturore.  Në libër kam kërkuar që të nxjerr meritat e saja në të gjitha aspektet. Njerëzimi është perpjekur që të gjejë mrekullinë e 8-të, dhe e ka gjetur.  Kjo është femra. Këtë mrekulli e kemi të gjithë në shtëpitë tona” theksonte poeti. Kushëriri i tijë Mihal Gjergji ka shkruar se: “ Mrekullia e tetë “ Është një kumt drejtuar femrës shqiptare, mbase një merak i pashpallur më parë i autorit; për nënën, motrat, bashkëshorten apo vajzën. Mbase. Por gjithsesi, unë ndaj të njëjtin gjykim me autorin, ato janë mrekullia e tetë. Sepse zoti nuk mund të jetë i pranishëm kudo, prandaj i dërgoi mes nesh”,

Statusi i poetit Agim Bajrami: “ Lamtumirë Prof. Met Gjergji”

Sot mbylli sytë  në  një  banesë  të  harruar, i shoqëruar vetem nga heshtja dhe heronjte e poezive të tij një  poet, perkthyes dhe njeri i shkelqyer, Met Gjergji . Ndonese jeta dhe vdekja kanë ligjësite e tyre , më  dhimbset fjala, kur e bëj këtë  pohim të  dhimbshem për të.  Prof. Meti i njohur nga të gjithë në rrethet letrare të  qytetit , sa per vargjet e tij gjithë nerv dhe jetë, aq dhe per natyren e tij rebele, tani nuk është më. Fryma e tij ngriu në hapesiren mizerabile të një spitali të mjerë qytetes, duke marre me vete edhe pengjet e tij të shumtë, por edhe neverinë për cinizmin dhe harbutërine e kesaj bote dhe shoqerie përverse Në shumicen e herëve ai rrinte gjithmone vetem “ jo se nuk i donte miqte ,por sepse i urrente shoqerite hipokrite”.  Met Gjergji ishte Met Gjergji deri ne fund. Dashnor i së bukurës ,por edhe stigmatizues i së shemtuarës. Ndonëse e njoha shumë vonë, me mjaftoi të krijoja për këtë njeri idenë, se ai vinte nga treva e letrave, për të qenë gjer ne fund skllav dhe dashnor i tyre, jo per tu ndjere i lumtur me to, por për të vuajtur dhe rrezikuar nga prania e tyre.  Ai e kishte kuptuar filozofinë e martirizimit për të bukuren ,ndaj dhe e pranoi me kënaqësi këtë sfidë. Ne vitet e diktatures provoi një sërë ndjekjesh dhe persekutimesh, ndaj me ardhjen e demokracise ai vuri në trup krahet e një zogu dhe i ra kryq e tërthor botës si një eksplorator i palodhur i saj.  Qe nga Afrika e zeze , deri në ekstremet aziatike. Ai u kthye prej andej me impresione nga më të ndryshmet. Mund të them me plot gojën që ai ishte nga të vetmit krijues që zotëronte në arkiven e tij kaq shumë impresione udhetimesh, por edhe aventurash interesante Thuhet se ka udhetuar gjer ne mbreterine e fiseve kanibale të Kenias ne Afrike Nje pjese te tyre i hodhi ne librat e tij "Afrika ime " "Telashe doganieresh, por duket se nuk i mjaftonte një jetë per ti hedhur të tëra. Natyrë e vërtetë bohemi dhe poeti, të shkrira në një.  Ndaj ishte kenaqesi qendrimi prane ketij njeriu kaq interesant. Shpesh të krijohej pershtypja se kishe perballe një Magelan të vertete të koheve moderne Me tingellojne ende ne vesh notat e shtruara të zerit të tij prej njeriu babaxhan. Zë prej valesh lumi dhe qiejsh udhetimesh. Ai edhe kur fliste dukej sikur recitonte. Prof Meti ishte edhe një perkthyes shume i mire. Në bilioteken time kam Antologjine e poezise rumune dhe të poetëve italiane të jugut.  Kam edhe Ghibranin qe ma dhuroi para disa muajsh Kohet e fundit u sëmur Ashtu ne vetmi u mundua ta perballonte semundjen Nen shoqerine e librave dhe kujtimeve të tij si dallget e një deti. Ai ishte një njeri qe e vuante mungesen e miresisë, dhe prej kesaj mungese të madhe e pësoi .

Epilog i trishtuar

Profesori Met Gjergji u nda nga jeta në heshtje. Pasi kishte shëtitur në 140 shtete të botës. Dhe kishte përjetuar aventura të denja për një film tip “ Indiana Xhons”. Vetëm 7 vetë qenë në varrim. Nga kolegët vetëm poeti Agim Bajrami. Asnje tjetër. Sikur e kishin frikë të ballafaqoheshin më të edhe në çastet mortore. Ndërkohë që më kujtohet që një denonciator i periudhes  së socrealizmit  u varros me nderime shtetërore. Në ceremoninë e përmortëshme nuk kishte munguar as operativi...Ironi e jetës. Nuk mbeti gjë tjetër veçse ti drejtohemi  me fjalët e Agim Bajramit. “ Lamtumire Prof. Meti ! Të qofte i lehtë dheu i vendit tënd që s’të kuptoi.  Ngushëllohu se nuk je i pari që e vuan këtë  keqkuptim, as i fundit...”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK