Lanë mandatin, por ish-deputetët e PD-LSI do paguhen edhe për… 3 vjet

Lanë mandatin, por ish-deputetët e PD-LSI do paguhen edhe për… 3 vjet

Asnjëri prej tyre nuk e ka menduar ende të bëjë një punë tjetër. Prej më se një muaji ish-ligjvënësit e opozitës i gjejmë në protesta ose pranë elektoratit në zonat ku u zgjodhën deputetë në vitin 2017, por ende jo në një zyrë punë.

Kjo e ka një arsye. Përtej nivelit të pasurisë së gjithsecilit, edhe pse lanë mandatet, trajtimi financiar për deputetët vazhdon të paktën 3 vite më pas.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit i ka njohur zyrtarisht ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me përfitimet që u njeh ligji pas largimit nga funksioni. Dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit.

Kjo përkthehet në 18 muaj për ata që mandatin e kishin për herë të parë dhe deri ne 3 vjet për ata që kanë më shumëse 1 mandat deputeti, raporton A2. Muaji dhjetor ishte i fundit, i një bojkoti 6 mujor të opozitës. Gjatë kësaj periudhe ata përfitonin mesatarisht gjysmë page çdo muaj.

Shifrës prej 20 300 000 lekëve, që i korrespondonin pagat e atij muaji, për të paktën 18 muajt e ardhshëm do t’i shtohen dhe pagat e deputetëve të rinj të opozitës, që zunë vendet e lëna bosh. Deri më tani numri i tyre është 16.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 26/03/2019 20:02

    Pow nuk do mishte miree qe ateo para tju a jep ite njerzve tee barderà dhe atyre pencionistave qe u rroptuan nje jete dhe dolen me nga nje pension as pere qirane e dritave turp. Ne fakt Mona sikur tha qe eshte pa pune tani prandaj ju erdhi keq se nuk kishte buke te hantee hahhahah gjynah tee mendosh tee rrish ne ate vende

    Përgjigju
  • Populli: 26/03/2019 15:16

    Mos i hengshi,i befshi ilace more maskarenj,letyra e ketij vendi keta derra te majmur gjer ne gryke i pine gjakun ketij populli fukara,kujt i vlejne 140 derdimene per te ngritur kartonat,50 vete mjaftojne per aq sa kemi mbetur ne ketu ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Popull: 26/03/2019 11:42

    Ky eshte turp, me taksat tona paguhen keta horra qe i pine gjakun ktij populli, po bejne lemsh tere vendin me protesta, me genjeshtra. Ju lumte kur tallen me ne, se ketij populli mire ti behet qe ju shkon pas sa here i therrasin.

    Përgjigju
  • Xhevdet Mustafa: 26/03/2019 11:26

    Hahahahahahah, bajgëri, mjerë populli që unë doja ta shpetoja dikur... hahahahaha!

    Përgjigju
  • Meta: 26/03/2019 10:07

    Ky eshte "faji"i vendimmarresit-Kuvendit, qe ka marr ligje aq te paligjshme.Keto veprime,te kujdo e kudro qofshin, jane te paligjshme,te panatyrshme, e jo normale.Pa llogaritur,se keta deputet as kur ishin ulur ne Kuvendi,nuk duhej pagauar,sepse ishin per pengesa,perbaltime,fyerje e injorim te obligimeve detyrave dhe pergjegjessve,qe kishin kerkuar dhe ju kish dhene sovrani.Le me tash, kur per kete injoranc delirante te paguhen nga populli te clit I perbalten cdo vlere e shiprterore e materiale.

    Përgjigju
  • Mete: 26/03/2019 06:59

    Bejne ligje per vehte, deputet, gjyqtar, fullaner, e sa ka te tjete, qe i kane mare rrogat pa shkuar asnje dite ne pune. O Mete per vehte. Po populli i thjeshte pa pune, s mer asgje, kur e heqin nga puna ropatet gjyqeve e s mer asgje.?!

    Përgjigju
  • Tir: 25/03/2019 23:18

    Perse duhet te paguhen???? Ata iken me deshiren e tyre, nuk i kapi reforma, nuk u semuren, nuk u mbaroi mandati. Qenka mire keshtu!!! Te shikohet ligji dhe te rishikohet e korigjohet. Parate e tyre po i marrin deputetet zevendesues. Themi ne te rrime ne Shqiperi, perse ? Te punoj per te paguar hajnite, privilegjet e krimineleve edhe pas vdekjes tyre? Me dhimbje them: Nese paguhen keta deputete qofte dhe 1 lek une do jem nder te paret qe do le kete vend.

    Përgjigju
  • Xhufka me lule: 25/03/2019 21:42

    po cohuni o shqiptar ti shporrim keto kerma vampire dhe mos u coni kur ju therret lylyshi dhe manushja... mjaft u treguat debila... keta na pine gjakun, ju ju shkoni pas ne astir e ne qafir...turp

    Përgjigju
  • Mjerrë Shqipëtarët: 25/03/2019 20:48

    Robt ku ti keni PS. PD. LSI & CO.. , I bëfshin ilace!

    Përgjigju
    • anna: 26/03/2019 11:35

      Kur e len punen me deshire nuk te takon asnje asistence ky eshte kodi i punes i miratuar nga parlamenti .Por me duket e per vete nuk e kan miratuar kete pike vetem per popullin .Mos i henkshi o zot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja