Lanë në burg dy ish-deputetët e PS dhe grupin e Shijakut, shtohen masat e sigurisë për gjyqtarin dhe prokurorët (VIDEO)

Janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën arrestet për operacionin "Volvo 4", ku përfshihej grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko.Sipas gazetarit të Report TV, Arsen Rusto, Komisioni i Ruajtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vendosur të shtojë trupojat për prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prenci dhe gjyqtarin e çështjes Bib Ndreca. Ende nuk dihet nëse ata janë kërcënuar, por Prokuroria ka deklaruar jo zyrtarisht se këto masa janë vendosur prej 4 ditësh.

Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste u arrestuan më 21 tetor dhe më 25 tetor kanë qendruar pranë njëri tjetrit në bankën e të akuzuarve. Arben Ndoka ra në prangat e policisë pasditen e së dielës gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe vepra të ndryshme penale. 

Një nga prokurorët e çështjes ( majtas ) i shoqëruar nga truproja ( djathtas )

 Arben Çuko ka pretenduar në gjyqin që iu bë më 25 tetor se po bëhej kurban i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, me qëllim krijimin e raporteve se qeveria ka vullnetin për të luftuar korrupsionin. Çuko i ka kërkuar gjyqtarit Biba që ta lirojë nga qelia dhe të qëndrojë në një masë më të butë, pasi gjatë kryerjes së detyrës së tij si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, nuk ka kryer asnjë shkelje. Ndërsa Arben Ndoka ka deklaruar se thjesht ka kërkuar që të marrë një tokë pranë lokalit të djalit të xhaxhait të tij, për ta shfrytëzuar për 10 vjet. Sipas Ndokës, ai ka pyetur njerëzit e tij në institucione sa mundësi kishte për ta shfrytëzuar këtë tokë dhe se ka qenë pikërisht Drejtori i Zonave të Mbrojtura që ka insistuar që ai të bënte një kërkesë për tokën në fjalë.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 07/11/2018 14:52

    Truproja me duar ne xhepa, hajde truproje hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë