TIRANË - Edhe këtë të shtunë Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij që janë pozicionuar para Kryeministrisë prej të hënës së 8 tetorit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë përplasur me forcat e policisë.
Ka qenë një gjenerator i vendosur nga Lapaj për të prodhuar energji elektrike me qëllim ndezjen e ngrohëseve, shkaku që Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake zbarkuan para godinës qeveritare. Këta të fundit thonë se me anë të gjeneratorit, i cili ishte dhe i ndezur, është zaptuar hapësira publike.
U desh që Lapaj të mos ndihej mirë dhe të humbte ndjenjat që konfrontimi fizik mes protestuesve dhe policisë të shuhej. Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” paraqiti dokumentacionin, që sipas tij, është depozituar pranë Policisë së Shtetit dhe Bashkisë, për protestat e përditshme dhe lidhjen e nevojshme me energjinë elektrike.
Pas përmirësimit shëndetësor, Lapaj u ngjit mbi gjeneratorin që policia kërkonte të largonte nga sheshi para kryeministrisë dhe kërkoi dorëheqjen e qeverisë.
Sipas kreut të “Shqipëria Bëhet” gjeneratori është sjellë nga Dritan Toci, i cili jeton në Londër, dhe u zotua se për sakrificën e këtij emigranti nuk do të lejojë sekuestrimin.
Komente













Aktrimi I radhes!tiku karagjoz I radhes u shua dhe partia e tikut!Shkelqimi dhe tenia e shokut zylo!haaa
PërgjigjuSi nuk I mbaruan budallenjte Shqiperise! Sa plaket njeri hop del tjetri. Eshte bere xheloz se Endri Shabani ia la dopjo gjashten ne dore dhe do rrezoje Ramen me nje karrike. Tamam Don Quishot. Por I mungon gomari dhe Sanço Pança.
PërgjigjuLapaj duhet te futet si kandidat per kryetar bashkie nga opozita e bashkuar ne Tiranë ! Ose Lapaj ose Saliaji duhet te jene qe ne 22 janar 2026 kandidat zyrtar per bashkine Tiranë !
PërgjigjuLlapaj jo te fiket po edhe tu ngelet ne dore atyre, eshte karte e djegur ne kete loje, dhe parlamentin do e shoh vetem nga jashte.
PërgjigjuFORCA LAPAJ.... FORCA LAPAJ.... FORCA LAPAJ.... FORCA LAPAJ.... FORCA LAPAJ....
Bravo llape
PërgjigjuBravo Anna shkoi dhe ti llapes nga mbrapa se ty nuk te bie te fiket .Shteti ka ligje dhe nuk veprohet sipas qejfit te ketyre drogaxhinjve