Lapardhaja: Ilir Meta, që di mirë (vetëm) punët e veta

Lapardhaja: Ilir Meta, që di mirë (vetëm) punët e veta

Ilir Meta është lojtar i fortë në politikë. Kjo nuk është e re dhe të gjithë ata që nuk e kanë marrë në konsideratë një fakt të tillë kanë gabuar. Me dritë-hijet që e kanë shoqëruar rrugëtimin e tij, ai ka treguar se është një “kafshë” e jashtëzakonshme politike, një makineri votash, që i është dashur, herë pas here, të ngrihet nga hiri, më i fortë se kurrë më parë.

Askush nuk ka dyshuar se hapësirat e godinës së pallatit presidencial, me hiçkompetenca, do t’i rrinin ngushtë trupit ‘të palestruar politikisht’ të tij. Kush ka menduar se Presidenca do të çonte drejt pensionit të parakohshëm Ilir Metën, partinë e tij drejt tkurrjes dhe asgjësimit përfundimtar, i ka bërë llogaritë gabim.

Ndonëse me kompetenca të reduktuara, një post, pothuajse, honorik, noter i ligjeve të Parlamentit, Meta me ndërhyrjen e tij për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, vendosjen e një date të re, dy daljet e tij të fundit mediatike në konferenca të gjata dhe të forta shtypi, por edhe përfshirja drejtpërdrejt ose nëpërmjet zëdhënsit, tregon se Presidenti është duke bërë nxemjen për t’u futur fort në fushën e lojës politike.

Ai ka hedhur tej zhguallin presidencial, ka lënë mënjanë gjuhën e drunjtë, ka tejkaluar prolin diplomatik si insitucion mbi palët, dhe ka sduar bash shen e qeverisë socialiste, Edi Ramën, në një duel atipik deri më sot. “I zhvillojmë në një ditë, zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli” – u shpreh Meta në daljen e tij të fundit.

Ai shkoi edhe më tej kur e identikoi vetveten me masën e madhe të popullit shqiptar që refuzuan 30 qershorin, nga njëra anë, dhe e mbërtheu në cepin e ringut Ramën dhe “Ramaformën” e tij në  drejtësi, nga ana tjetër, së bashku me “prindërit”, duke pasur parasysh disa prej trupës diplomatike.

Në kohën kur socialistët janë duke “mbushur letrat” për ta shkarkuar atë nga posti i Kreut të Shtetit, Ilir Meta është pozicionuar qartë në terrenin e gjerë, që e ka gjetur të lirë, të përplasjes së drejtpërdrejtë me qeverinë, veçanërisht me Edi Ramën dhe mbështetësit e tij ndërkombëtarë. Meta e ka tejkaluar gjuhën me mesazhe të fshehura, ka hedhur tej çdo lloj “elegance diplomatike” duke u bërë i qartë, i thjeshtë, konkret, i drejtpërdrejtë dhe, mbi të gjitha, duket sikur narrativa e tij i shkon problemit drejt e në thelb.

Të gjithë këtë prol të ri të Ilir Metës, Rama dhe enturazhi i tij mediatik, jo vetëm që e kanë relativizuar, anatemuar dhe stigmatizuar, por kanë shkuar më tej në kërcënime, mirëpo ai, pavarësisht të gjithave, është treguar më serioz dhe më i vendosur se kurrë. Me dy daljet e tij të fundit, Ilir Meta është kthyer në qendër të vëmendjes së debatit politik. Ai ka arritur që me pak fjalë, me qartësinë dhe peshën e tyre, të pozicionohet qartë në hapësirën e madhe bosh të opozitarizmit, duke bërë që të gjithë në këto kohë të merren e të asin vetëm për të. Por Meta ka shumë dritë-hije.

Ai ka ditur më së miri në të bërit politikë të shfrytëzojë të gjitha veset e shqiptarëve. Në masë të madhe ky ka qenë elektorati i tij. Është ky Metë që për demokratët dhe për shumë analistë që deri dje e kanë kritikuar, që sot të shihet me syrin e të drejtës dhe së vërtetës. Sigurisht që meritë kryesore për këtë optikë të re ka Edi Rama, ngase vetëm ai mund të na e shndërronte Ilir Metën në një burrë shteti, garant të kushtetutës dhe të demokracisë.

Pavarësisht të gjithave, Ilir Meta ka kuptuar më së miri që ai shumë shpejt edhe mund të mos jetë President i Republikës. Socialistët duken të vendosur në rrugën e tyre, kështu që si “ujk” i vjetër është duke tuar një terren të jashtëzakonshëm në fushën e lojës.

Ndërsa opozita mban konferenca, del për shqetësime të përditshme, proteston e et në hapësirën e saj mediatike, Ilir Meta vetëm me dy dalje ka ditur më së miri të adresojë problematikën, të jetë i thjesht dhe i kuptueshëm nga të gjithë. Sigurisht që e kaluara e dëmton imazhin e tij, por edhe këtë herë ai po tregon se “Ilir Meta i di më së miri punët e veta”. Kjo nuk duhet të entuziazmojë më tepër se ç’duhet demokratët dhe opozitën e djathtë në veçanti.

Opozita dhe PD-ja duhet të kenë një axhendë të përcaktuar të ndryshme nga ajo e zotit Meta, duke qenë konkurrentë të fortë dhe duke u kthyer në alternativ të besueshme për elektoratin shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori