Largimet nga LSI drejt PS-së, Balla: Janë të mirëpritur, por nuk do i promovojmë në përfaqësimin tonë (VIDEO)

Duke folur mbi largimet e anëtarëve të LSI-së dhe bashkimit të tyre me PS-në, Taulant Balla tha se janë të mirëpritur por ata nuk do i promovojnë në përfaqësimin e saj. Ndërkohë për PD-në, Balla tha se është një parti së cilës i mungon lidershpi, ekipi si dhe programi.

"PS është partia më e madhe në vend dhe mirëpret këdo që do të japë një kontribut por gjithmonë sipas një rregulli. Nuk është e vërtetë që PS do të promovojë në përfaqësimin e vetë ata që ikin nga LSI. Ka një shkërrmoqje të LSI-së. Për të gjithë ata që nuk e dinë, LSI lindi si një parti politike pas një shkëputje nga PS në vitin 2004. Për shkak të reflektimit të tyre, të humbjes së arsyes së ekzistencës së LSI-së, mendoj që çdokush që e quan veten progresist të majtë, dhe do të çojë Shqipërinë përpara, mendoj se është zgjedhja e duhur të mbështesë PS-në. Kundërshtari i PS janë ata zyrtarët që nuk bëjnë shërbimet si duhur ndaj qytetarëve. PS është e vetmja alternativë që qytetarët mund të investojnë besimin e tyre. Sot shumica e qytetarëve shqiptarë nuk mund ta investojnë votën në parti që nuk ka asnjë lidhje me politikën. Unë besoj që shumica e qytetarëve ndajnë me mua këtë këndvështrim. Që një forcë politike të jetë e besueshme duhet të plotësojë tre kushte, figurën e një lideri, një ekip bashkëpunues si dhe një program.

Ne nuk jemi me një projekt 4-vjçar por të çojmë përpara një gjeneratë. PD nuk ka as lidership, as ekip e as program. Rrëzimin e PS-së e kanë në dorë vetëm qytetarët. Asnjëherë nuk kanë gabuar me votën e tyre. Ata kanë ndëshkuar aty ku duhej ndëshkuar. PS është e vetmja forcë politike dhe jam krenar që gjatë gjithë historisë së saj nuk i ka bërë keq kombit të tyre. Sot PD është në një pozit të vështirë për shkak të mungesës së lidershipit. 7 vite e gjysmë në opozitë duke çuar letra në dyert e qytetarëve duke pyetur se çfarë hallesh kanë. Janë aq qesharak saqë qytetarët shqiptarë nuk as kohën për të humbur me këta. Unë kuptoj se prej ditësh PD po ngre alibitë e humbjes. Dëgjova një përfaqësues të PD-së i cili thoshte se PS po manipulon listat. Kjo nuk është aspak e vërtetë" - tha Balla.


Lajmi kryesor:

Balla në Report Tv: Demokratët të na bashkohen ta çojmë për skrap 'sh.p.k e Ilir Metës'! Largimet nga LSI? S'do promovohen nga PS në përfaqësim (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave