Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar në lidhje me operacionin ushtarak të SHBA në Venezuelë, ku u arrestua presidenti Nicolas Maduro.
Sipas një deklarate nga Maud Bregeon, zëdhënësi i qeverisë franceze, raportohet se Macron është shprehur se largimi i Madauros ishte një lajm i mirë për venezuelianët, pasi ai ishte diktator, shkruan France24.
Por Macron nuk e ka mbështetur metodën e përdorur nga SHBA, për kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot (e hënë) në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane.
Ai ndodhet në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Brooklyn, një institucion i mbipopulluar që njihet për incidentet e dhunshme.
Seanca dëgjimore do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.
Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.
Presidenti venezuelian u kap më 3 janar në rezidencën e tij në Karakas, nga forcat amerikane.
Komente












Sa te bo me qesh Macroni.Karabush complet,pa peshe fare.
Përgjigju