Në Komisionin e Ligjeve në Parlament është diskutuar kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Meta nga posti i tij. Kujtojmë se kjo lëvizje ka ardhur pas vendimit të presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve së 30 qershorit.
Nga ana e mazhorancës dekreti i Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve është një shkelje e rëndë Kushtetuese. Ndërkohë në Komisonin e Ligjeve socialistët kanë bërë me dije ata nuk kanë ardhur për të shkarkuar direkt Metën por për të shqyrtuar shkeljen që ai ka bërë dhe nëse shkelja është aq e rëndë sa për të shkarkuar.
Ndërkohë në këtë komision pati edhe një përplasje mes ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ilir Metës. Deputeti i Grupit Parlamentar të Pavarur, Ralf Gjoni pati një debat të fortë me deputetin Spartak Braho.
"I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash. Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret as njoftim, as vendim. Cdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë" tha Braho.
Ndërsa Ralf Gjoni, ish-këshilltar i kreut të shtetit u përgjigj “Mendoj se është i nxituar vendimi për të shkarkuar presidentin, pasi ende nuk kemi të bëjmë me një akt për të delegjitimuar Parlamentin. Mua më duket se kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike që ju po bëni dhe është e pabazuar në Kushtetutë. Është një lojë që po hapet për të bërë zhurmë mediatike.
Zoti kryetar (i drejtohet Ulsi Manjës) kontrolloni anëtarët e komisionit si flasin, nuk jemi në komunizëm. Zoti Braho mbaroi komunizmi. Me të njëjtën mendësi juriste në 1990 ju kaluat 7501 dhe i morët të drejtën e pronësisë cdo qytetari shqiptar. Mos na bëni arrogancë juridike. Mos mu drejto mua. Nëse ke problem me presidentin adresoja presidentit. Edhe fjalët kursej. Kujdes se nuk je prokuror”, u shpreh Gjoni.
Por deputeti i PS, Bashkim Fino theksoi se vendimi i Metës përbën shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës. “Presidenti ka marrë një copë letër, ka shkruar çfarë ka dashur dhe i ka vendosur emrin dekret”, tha ai. Sipas Finos, mazhoranca po e merr me dhimbje këtë masë, por është shkelja e Kushtetutës që ka sjellë reagimin.
“Ajo që më bën përshtypje është letra që presidenti i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për argumentet e ç’dekretimit. Gjuha e përdorur prej tij është ironike, paragjykuese dhe hipokrite. Jemi përpara një shkelje të nenit 92 të Kushtetutës dhe me dhimbje kemi marrë këtë masë që po ia paraqesim Parlamentit”, tha Fino.
Mos te te dhimbset aq shume ky palo president mbasi nuk meriton asnje moment te qendroje ne ate post,eshte turpi i politikes ky njeri agresiv i mbushur me mllef e ligesi.
PërgjigjuDhimbje per ke dhe per cfare? Per ate qe po e ben kushtetunen si si ti vije mbare, per milionat e vjedhura, per sherbim te devotshem ndaj krimineleve me Saliun në krye, dhimbje per cfare??? Do vini ligjet ne zbatom apo do vazhdoni anarkine e krijuar nga keta politikane hajdute.
Përgjigju