Largimi i Naços e Kokës/ Kryemadhi në Report Tv: Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së shkon në bizneset personale (VIDEO)

E ashpër ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me largimet nga partia e saj. Ajo ka lënë të kuptuar se largimi i figurave të njohura nga Lefter Koka dhe Nasip Naço i kanë larguar.

"Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, netëork siç e quan brezi i ri, gardë e vjetër në LSI do ta quaja si një lloj ai që do ta quajë veten, unë e di se ku doni të dilni, asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSi, duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më. në LSI secili duhet të kontribuojë dhe në bazë të kontributit apo angazhimit, Ardit Cela apo Elona Guri janë firmëtar, por Lefter Koka dhe Nasip Naco nuk janë firmëtarë të LSI, tani më thuaj kush është garda e vjetër. Kanë ardhur me postin e deputetit duke ia dhuruar votat  e LSI, LSI nuk e merr peng një njeri qoftë për të paguar haracet e familjes vet apo kreditë e bizneseve të tjera, ka mbaruar historia ku mundi i LSI të shkojë në bizneset personale. Nuk ka më njerëz që mendojnë për të ardhmen e vetë, kush nuk e pëlqen udhë, e mbarë inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë.


Lajmi kryesor:

Largimi i Naços e Kokës/ Kryemadhi te '5 pyetjet': Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së shkon te bizneset personale! Marrim 34 mandate! Rama na ka frikë


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë