Largimi i Naços e Kokës/ Kryemadhi te '5 pyetjet': Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së shkon te bizneset personale! Marrim 34 mandate! Rama na ka frikë

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është treguar e ashpër me të larguarit nga LSI-ja, mes tyre edhe 2 figurave kryesore si Nasip Naço dhe Lefter Koka. E ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Kryemadhi nuk ka nguruar edhe t'i sulmojë të larguarit,  edhe pse me akuzën e bërë në drejtim të tyre, ka sulmuar në mënyrë indirekte vetë partinë e saj.

" LSI nuk e merr peng një njeri qoftë për të paguar haraçet e familjes vet apo kreditë e bizneseve të tjera, ka mbaruar historia ku mundi i LSI të shkojë në bizneset personale", tha Kryemadhi, që me një deklaratë të tillë ka lënë të nënkuptuar se dikur partia iu ka shërbyer bizneseve personale, por që tani më me ardhjen e të rinjve pretendojnë një revolucion.

Kryemadhi është optimiste për zgjedhjet e 25 prillit, ku pretendon marrjen e më shumë se 34 mandateve, teksa vë theksin se nuk ka asnjë përçarje brenda opozitës. Daljen në 2 lista më vete, Kryemadhi thotë se është një strategji e mirëmenduar me qëllim maksimalizimin e votave kundër kryeministrit Edi Rama. Ndalur te ty i fundit, Kryemadhi tha se Rama i trembet shumë LSI-së, prandaj zgjedh që ta sulmojë në çdo dalje të tij publike.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
Sulmet e Ramës ndaj LSI, Kryemadhi: Na ka frikë, tenton të na censurojë në media! Opozita gati të vijë në pushtet (VIDEO)

Sulmet e kryeministri Edi Rama ndaj LSI, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi tha se këto vijnë pasi kryeministri e ka frikë LSI-në dhe se me censurime në media mendon se do të mposhtë këtë forcë.

“Rreziku i Ramës është LSI dhe kërkon të defaktorizojë LSI-në dhe mënyra se si po tentojnë ta censurojnë LSI tregon frikë nga ne. Normal që mund të mbyllsh një ekran apo portal të LSI por jo komunikimin derë me derë dhe shtrëngimin e  duarve me njëri tjetrin që është fushata më e mirë”, tha Kryemadhi.

Në lidhje me deklarata se opozita nuk është gati të vijë në pushtet, Kryemadhi i cilësoi si propagandë të qeverisë.

“Kjo është një propagandë e Ramës. Atij nuk i përgjigjet administrata dhe të punësuarit e tij. Nuk mund të detyrosh ti një punonjës të administratës dhe ti marrësh në telefon që të shkosh në fushatë apo mbledhje. I telefonojnë nga 40 herë që të shjkojnë në mbledhjet e partisë. Nuk mund të detyrosh ti një specialist që të paraqitet në mbledhje”, tha Kryemadhi.

Ora 21:34
LSI e PD në lista të ndryshme/ Kryemadhi: Jo përçarje, strategji për të maksimalizuar votat kundër Ramës (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se fakti që LSI-ja do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit në një listë më vete, nuk do të thotë se opozita është e përçarë. Sipas saj, kjo është një strategji për të maksimalizuar votat në zgjedhje.

"280 kandidatë marrin më pak vota se 140 deputetë?. Ka të bëjë me sjelljen e zgjedhësit. LSI është parti që merr vota të majta, Basha nuk është shkëputur nga Kryemadhi dhe as anasjelltas. Votat e Bashës dhe PD janë të djathta, ashtu si votat e LSI dhe të partive të majta janë vota që kanë të bëjnë me sjelljen e majtë. Ne jemi dakord, që kemi një pikë të panegociueshme, që është largimi i Ramës, si i gjejmë taktikat, jo vetëm në kalkulim votash apo mandatesh, është një strategji, jemi drejt një unifikimi të një liste. Basha po shkon drejt unifikimit dhe ne ndërkohë të unifikimit të listës së LSI, të gjithë jemi në terren për të marrë votat dhe për ta përkthyer këtë në numër mandatesh", tha Kryemadhi.

Ora 21:30
Lista e plotë/ Kryemadhi zbulon në Report Tv drejtuesit politik të LSI-së në qarqe (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj në rrethe.

"Vlorë do të jetë Luan Rama, në Lezhë Viktor Tusha, në Shkodër do të jetë Agron Çela, në Fier Kejdi Mehmetaj dhe unë, në Elbasan jam vetë Miranda Rira, Altin Toska, në Durrës Elona Guri dhe Bahri Shaqiri, në Berat janë Ardit Çela dhe Blendar Nona një mjek gjinekolog shumë i mirë edhe kye themelues i LSI, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Braimllari", tha Kryemadhi.

Ora 21:29
Largimi i Naços e Kokës/ Kryemadhi në Report Tv: Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së shkon në bizneset personale (VIDEO)

E ashpër ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me largimet nga partia e saj. Ajo ka lënë të kuptuar se largimi i figurave të njohura nga Lefter Koka dhe Nasip Naço i kanë larguar.

"Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, netëork siç e quan brezi i ri, gardë e vjetër në LSI do ta quaja si një lloj ai që do ta quajë veten, unë e di se ku doni të dilni, asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSi, duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më. në LSI secili duhet të kontribuojë dhe në bazë të kontributit apo angazhimit, Ardit Cela apo Elona Guri janë firmëtar, por Lefter Koka dhe Nasip Naco nuk janë firmëtarë të LSI, tani më thuaj kush është garda e vjetër. Kanë ardhur me postin e deputetit duke ia dhuruar votat  e LSI, LSI nuk e merr peng një njeri qoftë për të paguar haracet e familjes vet apo kreditë e bizneseve të tjera, ka mbaruar historia ku mundi i LSI të shkojë në bizneset personale. Nuk ka më njerëz që mendojnë për të ardhmen e vetë, kush nuk e pëlqen udhë, e mbarë inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë.

Ora 21:27
Kryemadhi: Sondazhet nxjerrin LSI fituese me 34 mandate (VIDEO)

Monika Kryemadhi e ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” tha se sipas sondazheve të tyre LSI del fituese me 34 mandate. Ajo hodhi poshtë të gjitha sondazhet ku e nxjerrin një forcë që ka një rënie të madhe krahasuar me zgjedhjet e 2017, ndërsa thotë se në fakt më 25 prill LSI do marrë 34 mandate.

“Në sondazhet tona tregojnë se mund të marrim 34 mandate”, tha Kryemadhi.

 

Ora 21:21
Darka e Dubait, Kryemadhi: Miksimi i tavolinës habiti shqiptarët! Të bëhej deklaratë zyrtare të sqaroheshin pozicionet e tyre (VIDEO)

Duke komentuar darkën në Dubai,  Monika Kryemadhi e ftuar te ‘5 pyetjet nga Babaramo” u shpreh se për atë darkë duhet të bëhej transparencë ku të sqaroheshin pozicionet e delegacionit shqiptar, ministrat së bashku me biznesmenët. Komentet për atë darkë, Kryemadhi nuk i cilësoi sulme por kërkesë për transparencë për publikun.

“Nuk mendoj se u sulmuan se po hanin një darkë por mendoj që njerëzit u habitën nga miksimi i tavolinës. Dhe kjo është ajo që të bën më shumë përshtypje. Do ishte shumë më e ndershme që të    ishte një deklaratë zyrtare ku mund të thonin  që ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës së bashku me ministrin për rindërtimin, së bashku dhe me disa biznesmenë shqiptare ku të ishte prezente dhe lista e biznesmenëve ta bënin shumë të qartë që ne kemi vajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të bërë një bashkëpunim për portin e Durrësit. Për të dhënë  me koncesion portin e Durrësit këtij biznesmenit shqiptar apo këtij grup biznesmenësh shqiptar të cilët do ta marrin dhe do ta vjelin portin e Durrësit. Unë mendoj se kjo do ishte shumë më e ndershme për një sqarim në qoftë se ata kanë udhëtuar me të njëjtin avion”, tha Kryemadhi

Ora 21:20
‘Jam lypësi më i mirë për shqiptarët’ Kryemadhi: Transparencë se kush e solli vaksinën! S’kemi nevojë për lypës, shqiptarët paguajnë (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv ka folur për procesin e vaksinimit e cila shprehet se e gjitha kjo është thjeshtë propagandë e qeverisë për të fshehur keqmenaxhimin e situatës, ndërsa shprehet se ka një mungesë totale transparence dhe se Rama duhet të tregojë se nga ku erdhën këto vaksina. Duke komentuar deklaratën e Ramës se ai është lypësi më i mirë për shqiptarët, Kryemadhi tha se kryeministri nuk ka pse të bëhet lypës pasi e ka detyrim të sigurojë vaksinën. Ajo tha se ai dhe qeveria e tij të mos i dërgojë paratë për koncesione pasi qytetarët paguajnë taksa por të sigurojë vaksinën.

“Me shpirt do të doja ta mbaronte për 14 ditë jo për 14 muaj. Me 900 vaksina si do të vaksinojë ky për 14 ditë të gjithë popullatën. Në një javë janë bërë vetëm 400 doza. Historia sikur Shqipëria po buzëqesh sipas Ramës nuk është gjë tjetër veçse buzëqeshje trishtimi  dhe propagande dhe vazhdim i fasadës së një godine të kalbur. Kjo pandemi për të cilën ne pi flasim ka mbyllur mbi 9000 biznese. Ne mbajmë vendin e parë për mbylljen e  bizneseve dhe keqmenaxhim të situatës. Janë 72 mijë vende pune të humbura që nga mbyllja e parë. Kemi parë atë shëmtirë se si është keqmenaxhar kjo pandemi. Procesi  vaksinimit duhet të tregojë origjinën  e vaksinës dhe nga e ka marrë. Këtë marrëveshje konfidencialiteti ta tregojë brenda institucioneve përkatëse, pasi ne nuk e dimë se deri ku shkojnë këto marrëveshje konfidencialiteti dhe këto marrëdhënie të Ramës kanë treguar se kalojnë përtej sigurisë së shtetit Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para. A mendoni se opozita është duke e sulmuar në mënyrë më agresive se ç‘duhet? Së pari, Shqipëria nuk ka nevojë për lypës, sepse shqiptarët paguajnë taksa, çdo ditë, edhe pse pandemia dhe sistemi, ky lypësi ua mbylli bizneset. Edhe pse u tha që do t’ju japë paketën ekonomikë, akoma s’ka shpërndarë të parën, e imagjino më të dytën e të tretën, ndërkohë që Kosova po shpërndan paketën e tretë. Ky nuk ka pse të thotë lypës, sepse ky të mos i japë paratë koncesionarëve dhe miqve të vet, por të blejë vaksinën, sepse e ka për detyrë ta bëjë. Shqiptarët paguajnë sigurime shëndetësore, shqiptarët paguajnë taksa, shqiptarët paguajnë çdo detyrim, dhe ky nuk mund të justifikohet sikur është lypës.”, tha Kryemadhi

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 19/01/2021 16:41

    Keshtu si fluturon fallxhorja e leshitlikes jo 34 por ka rrezik te kape 340 mandate , oh kjo ka lajthitur,prasin shpejt se po fluturon, ti po more 1 mandat duhet te kercesh pogonishten me shalegjaten dymetroshe koka me qoshe, kaptina boshe kajda gjoshe ,se e qan fare mo ate baftjarin me raki skrapari, o nona vet sa i ka hije,

    Përgjigju
  • dulja: 19/01/2021 06:59

    po e vertet eshte Rama ju ka frike ,kure se populli ju urren jeni nje parti servile sabotatore qe shkoni njeher me te majtet njehere me te djadhtet d,m,th plera dhe mashtrues

    Përgjigju
  • Arditi: 19/01/2021 00:50

    Kjo genjen aq shume sa beson veten

    Përgjigju
  • M O N A: 18/01/2021 22:54

    Mos harro 34+ kete temin do maresh 35.

    Përgjigju
  • Leshelija: 18/01/2021 22:14

    Harbutit i pergjigjem harbutshe, Edi me ju fshin ate qe s'thuhet, e jo ka frike hahahaha.....

    Përgjigju
  • redi: 18/01/2021 22:07

    A beson keto sondazhe qe thua ?

    Përgjigju
  • Pjeter: 18/01/2021 22:07

    Shpresoj tu genjeje mendja e te vazhdoni si me pare me votat,keshtu eshte e sigurte qe kesaj radhe,do perfundoni ne burg.

    Përgjigju
  • Populli: 18/01/2021 22:00

    Sgjej fjal per kete dhoje specie......eshte humbje kohe te degjosh kete pore me vjen çudi me kete gjasme gazetar babaleshi e lia se dhe ky ne nje sahan ha me kete dhe me like floririn.Turp qe e fton ne emisjon kete baxhell

    Përgjigju
  • loni: 18/01/2021 21:54

    Ah moj budallaqe je dystuar ketu si zonje e madhe, po brockullet cfare do ne nje media qe njihet si pro Rama dhe thua qe Rama te censuro. Nuk te qas Frangaj apo ndonje tjeter nuk e ke nga Rama moj budallacke e ke se e di vete pse. Po nuk pagove te frangaj e irfani nuk nxjerr as kemben si mamadhia moj

    Përgjigju
  • Kasem dorraci: 18/01/2021 21:50

    Vetem ne Vlore ke te garantuara 3 mandate Mona.Fitore

    Përgjigju
    • Rimi: 19/01/2021 07:50

      Do ngelesh pa pune o kasem

  • Cubi: 18/01/2021 21:46

    Mir e ke mona te mbushur e ke. Po prap mir e ke kuptuar ke filluar te zbresesh se e kishe lart steken. Thoje para ca ditesh 100 tani 34 deri sa te vij 25 prilli do biesh ne zero sic eshte realiteti. Sic ke emrin leshi ijes atje do shkosh pas 25 prillit. Maskarenj dhe hajduter te lindur.

    Përgjigju
  • sali: 18/01/2021 21:37

    Mire keta gazetaret paguhen ekstra nga parate qe kane vjedhur e marin ne intervista keto fosile .Po e mund te ndodhe te kete njeri normal te shikoje e degjoje keto intervistat e tyre,Shqiptaret e kane memorjen e shkurter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare