Largimi i shqiptarëve dhe sovraniteti patriotik!

Largimi i shqiptarëve dhe sovraniteti patriotik!

Foto ilustruese

Largimi i shqiptarëve që nga fillimi i viteve ’90 e deri në ditët e sotme, edhe shpesh me karakter ciklik, është kryesisht për arsye ekonomike dhe karakterizohet kryesisht nga të rinjtë!

Arsye e largimit të tyre janë të shumta, por më kryesorët janë:

-    Mungesa e profesioneve dhe tregu shqiptar nuk ka ofruar programe kualifikimesh dhe oferta e kësaj kategorie për punë ka qenë dhe mbetet e vogël.

-    Tregu in formal i punës.

-    Kushtet e punës, jo në pak raste të ngjashme me rendin skllavopronar

-    Rrogat e vogla.

-    Probleme për akses kredish për blerjen apo pajisjen me shpi. Shpesh edhe kur ndodhin të marrin kredi, pas shumë përpjekjesh interesat dhe çmimet e shtëpive janë jashtë realitet të të ardhurave që kanë.

-    Jeta e shtrenjtë në raport me të ardhur mujore. Pra, kostoja shumë e lartë e jetës

-    Mungesa e theksuar e meritokracisë për rritje profesionale dhe po ashtu edhe për punësim

-    Pa siguria për karrierë. Modelet e administratës të karakterizuar kryesisht mbi kriterin politik dhe kontributin politik, sa herë janë ndërruar pushtetet janë ndërruar edhe punonjësit e administratës publike. 

-    Mungesa e sigurisë fizike. Kryesisht në një shoqëri të dhunshme, me probleme jo të vogla të sigurisë

-    Programe të pamjaftueshme për arsimimin e fëmijëve. Shpesh mbetet modeli i shkollimit privatë si më i mirë, edhe pse ky i fundit hanë shpesh diskutime. Megjithatë, për shumë prindër shkollimi dhe arsimimi privatë mbetet jashtë mundësive të tyre financiare.

-    Sistemi shëndetësor mbetet një problematikë e madhe në vend. Edhe për këtë shpesh mbetet si model më i mirë shërbimi privatë që edhe ky hanë shumë diskutime. Megjithatë, mbetet janë mundësive financiare të shumë familjeve shqiptare.

-    Koncepti i padrejtësi në rastin e qasjes së të drejtës për shërbime elementare edhe ne përplasje edhe ndaj institucioneve publike pa llogaritur këtu ato private. 

-    Mungesa e projekteve serioze që bën lidhje mes arsimimit dhe punësimin. Shumë të rinj edhe pse të arsimuar sapo dalin në tregun e punës përballen me vështirësi të mëdha për mundësi punësimi e shpesh detyrohen të mbahen ekonomikisht nga prindërit. 

-    Nepotizmi mbetet një plagë tjetër serioze në fushën e punësimit. Qoftë në sektorin privatë dhe në atë publik, nëse nuk ke referent të fortë, pavarësisht arsimit është thuajse e pamundur të punësohesh.

-    Mbështetjet e dobëta për çiftet e reja që bëhen me fëmijë dhe kosto e lartë për rritjen, përkujdesjen si dhe arsimin. Edhe pse institucionet publike duke u frymëzuar nga shtetet fqinje me aplikimin e bonusve për lindjen e fëmijëve, ata mbetet politika të pamjaftueshme për të mbështetur çiftet e reja.

Këto janë thuajse arsye kryesore që shumë të rinjtë preferojnë të largohen dhe të braktisin Shqipërinë. Ka  ndoshta një përqindje të vogël të rasteve të profesionistëve të lartë që largohen për mundësi më të mirë dhe për karrierë, por shumica e largimeve janë për shkaqet e më sipërme. Shpesh largimi i të rinjve është trajtuar shpesh si diçka normale në kohën ku jetojmë duke hamendësuar me globalizimin dhe me të drejtën e tyre për të jetuar ku duan. Megjithatë, këto largime mendoj se do të ketë pasoja në të ardhmen edhe në këndvështrimin e sovranitetit patriotik.

Pse e them këtë? Po, sepse largimet e shqiptarëve prishin  edhe raportet klasike të popullsisë sidomos në ato zona ku pretendohet se ka minoritet linguistike ose edhe minoritetet etnike. Këto largime mund të sjellin pretendime absurde në të ardhmen në këto zona duke kërkuar që për shkak të realitetit të ri demografik të aplikohen statuse të veçanta! Shteti shqiptar dhe politika duket sikur janë të vonuar për të ndërhyrë që shqiptarët të mos largohen më dhe kjo bëhet përmes politikave sociale serioze dhe jo vetëm që tu japin përgjigje të menjëhershme shkaqet të mësipërme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poli: 18/07/2024 08:57

    Mos kij frikë se as grekët e përzier nuk kthehen aty. As pakistanezët e indianët nuk rrijn aty. Pretendimet janë vetëm pretendime.

    Përgjigju
  • Roki: 18/07/2024 07:15

    Me resorte e hotele nuk të kthehen shqiptarët. Mungojnë doktorët mësuesit e kualifikuar. Mungojnë njerëzit e kualifikuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë