3 kandidatë të tjerë largohen nga gara për t'u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin “farsë”, dhe kërkojnë ndryshimin në PD. Largohen Valbona Mezini, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, dhe Fabian Topollaj. Valbona Mezini thotë se i bashkuar protestës së studentëve. Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, thotë se mbështet PD, por angazhimi në shoqërinë civile e pengon të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD. Ndërkohë që më i ashpër në qëndrimin e tij, është pedagogu Fabian Topollaj, i cili thotë se Basha duhet të ndryshojë edhe emrin e Partisë. (Lexo të plotë) Ende nuk ka reagim nga selia blu për këto largime.
Lajmi kryesor: