'Hemoragji' kandidatësh për Këshillin Kombëtar të PD, nga Kulluri te Mezini, kush janë 7 kritikët e Bashës që u tërhoqën

'Hemoragji' kandidatësh për Këshillin Kombëtar të PD, nga Kulluri te Mezini, kush janë 7 kritikët e Bashës që u tërhoqën

Mimoza Hajdarmataj, Valbona Mezini dhe Fabian Topollaj

Procesi zgjedhor për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duket se nuk po shkon ashtu siç ishte parashikuar.  Që në orët e para të mëngjesit kanë nisur largimet nga kjo garë. “Siparin” e ngriti zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli për t’u pasuar më pas me Edvin Kullurin dhe Edith Harxhin, të dy të njohur si kritikë të fortë të kryedemokratit.

Por duket se tërheqjet nuk ndalojnë këtu, katër kandidatë të tjerë largohen nga gara, duke e cilësuar procesin “farsë”, dhe kërkojnë ndryshimin në PD. Largohen ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fabian Topollaj si dhe dy anëtarët e kryesisë Valbona Mezini dhe Arben Skënderi.

Mezini shkruan dhe thotë se i bashkuar protestës së studentëve:

“Te dashur demokrate ! Së pari dua t'ju falenderoj për mbështetjen tuaj të madhe që me keni dhene dhe vijoni te me jepni me mesazhet dhe urimet kur pate emrin tim ne listen fallco qe sot shkon medemek per votim ne Kuvendin ILEGJITIM te entitetit privat qe paturpesisht u zhvesh nga vlerat per te cilat u ndertua ne momentin e rrezimit te diktatures. Por une deklaroj se duke u perpjekur ti sherbej te vertetes dhe vetem te vertetes duke besuar fort se duke i sherbyer asaj, te vertetes, Shqiperia do te ndërtohet dhe jo çpopullohet nga pazaret politike ku pjesë e të cilave po bëhet entiteti ku une aderoj, preferoj te distancohem duke u dorehequr nga një listë me fitues të vendosur paraprakisht !! I bashkohem studentëve në protestë sikurse kam bërë që ditën e parë duke besuar se ata janë opozita vërtetë në ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit Shqiptar !!”- shkruan Mezini.

Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, thotë se mbështet PD, por angazhimi në shoqërinë civile e pengon të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.

Reagimi i Mimoza Hajdarmatajt:

Të dashur miq,

Kolegë të mi, dhjetoristë të viteve '90, bashkëthemelues të PD, anëtarë të Këshillit Kombëtar të deri tanishëm!

Të nderuar anëtarë të strukturave të PD!

Siç shumë prej jush jeni në dijeni, prej pothuajse një viti po drejtoj Qendrën " Gratë në Shërbim Publik", me mision kryesor fuqizimin e grave dhe vajzave për t'u bërë pjesë e shërbimit publik në të gjitha hallkat e tij.

Për shkak të këtij angazhimi të ri në shoqërinë civile, një mision sa i rëndësishëm aq edhe i dobishëm, i kam paraqitur kërkesën, Z.Lulzim Basha për të mos kandiduar më për forumin më të lartë të PD-së, siç është Këshilli Kombëtar.

Kam ndërmarrë këtë hap, në respekt të normave dhe parimeve që duhet të funksionojë ky sektor, i cili për mua do të thotë një përkushtim dhe vullnet me kohë të plotë dhe dëshirë shumë të madhe.

Të drejtat dhe promovimi i grave është një kauzë për të gjithë shoqërinë dhe mbi të gjitha për cdo qeveri apo subjekt politik.

Duke i uruar shumë suksese anëtarëve të zgjedhur e të rizgjedhur, Kryetarit Basha dhe cdo strukture, rikonfirmoj se mbështetja ime për PD është e pakushtëzuar.

PD nuk është thjesht Opozita, por vatra ku u rindez shpirti për Liri dhe Demokraci i shqiptarëve.

P.S. me moton " gratë e fuqishme, fuqizojnë gratë e tjera" vota ime sot do shkojë më së shumti për gratë dhe vajzat në listë.

Ndërkohë që më i ashpër në qëndrimin e tij, është pedagogu Fabian Topollaj, i cili thotë se Basha duhet të ndryshojë edhe emrin e Partisë.

Reagimi i Fabian Topollajt:

Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise. 
Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen. Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin. Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulimeflagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD, te cilet kane qene dhe aksioneret kryesor te saj, duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike. Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te grabitur.
Per te gjithe ata qe me kerkojne llogari per funksionet qe une mbaj si propozim i Lulzim Bashes, do te komunikoj ne ditet ne vijim vendimin tim per lenien e ketyre funksioneve dhe arsyet se perse keto funksione nuk mund te ushtrohen si perfaqesues i nje opozite qe masivisht ka humbur besimin publik dhe perceptohet fasade e maxhorances se Rames qe po shkaterron vendin. 

Edhe anëtari i kryesisë së PD, njëherazi një prej kritikëve të Bashës, Arben Skënderi, njoftoi tërheqjen nga kandidimi për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD (Lexo këtu). 

Postimi i Arben Skënderit në Facebook

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit