Largohen nga drejtimi gazetarët
Armand Shkullaku dhe Alfred Lela

Tiranë- Dy drejtues të njohur në mediat shqiptare; Armand Shkullaku nga TV ABC Neës dhe Alfred Lela nga botimet MAPO, janë larguar nga detyra si drejtues mediash.

Opinioni publik e ka ndjekur me shqetësim largimin nga detyrat të dy gazetarëve të njohur, ndërsa ata vetë pohojnë se politikat editoriale të mediave të tyre po ndryshojnë.

Në pamje të parë largimet nga drejtimi i të dy drejtuesve të mediave Armand Shkullaku dhe Alfred Lela janë përfundim apo ndërprerje të thjeshta kontratave të punës.

Por ata kanë pohuar se prapa kësaj rutine qëndrojnë përpjekje të pronarëve të mediave për të ndryshuar politikat editoriale, ndërsa akuzojnë ish-drejtuesit e tyre se po veprojnë në dëm të parimeve gazetareske.

Armand Shkullaku mbajti për disa vite detyrën e Drejtorit të Informacionit të Abc News, ndërsa Alfred Lela ishte prej një viti drejtor i botimeve Mapo./Zëri i Amerikës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë

Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë