Largohet Kiço Londo, regjisori Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Eksperimental

Prej gjashtë vitesh regjisori Kiço Londo ka drejtuar Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Por, pas vendimit të Këshillit të Ministrave i publikuar në fletoren zyrtare dhe i frmosur dhe nga zëvendësministri Erion Braçe, vendin e tij e zë regjisori Altin Basha.

Mandati si drejtues i Teatrin Eksperimental Londos i ka përfunduar në vitin 2018. Ndërsa, në garën që Ministria e Kulturës kishte çelur gjatë muajit tetor ( https://kultura.gov.al/shpallje-per-konkurim-per-pozicion-pune/) kanë dorëzuar dosjet vetëm Altin Basha dhe Kiço Londo.

Por kush është Altin Basha?

Altin Basha, ka studiuar regji teatri në vitet 1990-1994 në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin  1994-1995 ka thelluar studimet  mbi teatrin në BADA- British American  Drama Academy në Londër. Në vitin 2001 ai është specializuar në Salsburg për Menaxhim Arti, Media dhe Kulturë. Në vitin 1998 nis punën si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve. Si një nga themeluesit e skenës së pavarur shqiptare, vë në skenë me kompaninë "Oaz" pjesët: "Nata e Dymbëdhjetë" nga Shekspir më 1999; "Vita Brevis" në vitin 2000; "Dashuri në furgon" në vitin 2001; "Keq e më keq" nga S.Becket në vitin 2001; "Monologët e Vaginës" nga Eve Ensler në vitin 2002;"Çifti i shqyer" nga D.Fo në vitin 2003. Gjithashtu ka vënë në skenë vepra në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku përmenden  "Allegreto Albania" nga S.Çapliku në vitin 2008 dhe "Amadeus" nga P.Shaffer në vitin 2011 në Tiranë dhe "Pallati i Ëndrrave" nga I.Kadare  në vitin 2002 dhe "Nata e Helverit" nga I.Villqis në vitin 2011 në Prishtinë. Ai ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme teatrore ku përmendet në vitin 1998 në S.T.U Summer Theatre University, Sofie; në vitin 1999 dhe 2001 në International Festival of Experimental Theatre, Kairo; në vitin 2002 në Festivali Solisti del Teatro, Roma; në vitin 2010 në New Plays from Europe-Theatre Bienale-Ëeisbaden. Që prej vitit 2004 ka qënë regjisor i spektaklit "Portokalli" në Top-Channel. Për punën e tij të spikatur si regjisor teatri është lauruar edhe me çmime: 3 herë fitues i Çmimit KULT si regjisor i vitit, Regjia më e mirë në Festivalin e Fundit Mbarëkombëtar të Teatrit, si dhe disa çmime të tjera në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni në disa festivale. Mban Titullin Mjeshtër i Madh dhe titullin Profesor.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të ketë shitblerje të votës edhe më 25 prill?

Komento

Komente

  • Alba: 05/12/2020 19:34

    Direkt veprimi par qe do bej futja ne pun e grus se vet ne garderob Sic beri tek portokallia. I mbivlersuar ushtari i partis!

    Përgjigju
  • Korca: 04/12/2020 18:47

    E mori qoken ky mendjemadhi, qe i duket vetja ZOT!!

    Përgjigju
  • tosi: 04/12/2020 15:44

    Ore po keto Londot gjithe drejtora jane se eshte dhe nje drejtor i leshitlikes qysh nga viti 2010 drejtor ne Ost dhe akoma se kane levizur, si duket mbajne njeri tjetrin keta te leshitshise.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria, Meta: Ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për këtë veprim