E reja u nis drejt Kamzës, mëngjesin e 16 korrikut 2018, ku prej një viti punonte në një fasoneri, por nuk u kthye më. Ajo vendos të braktisë edhe djalin me të cilin ishte e fejuar prej 6 muajsh. Mesa dukej 21-vjeçarja e kishte planifikuar mirë largimin e saj pa kthim, ndërsa me vete kishte marrë edhe pasaportën, gjë e cila ngriti dyshimet se e reja mund të kishte kaluar kufirin. Ky fakt u zbulua një muaj më pas nga vetë Leonora, e cila pasi kontakton me hallën e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale zbulon vendndodhjrn e saj në Itali. Babai ngre dyshimet se vajza kanë rënë pre e trafikimit dhe nga studio e emisionit kërkon të mësojë ku ndodhet e bija.
E përcolla dhe e pashë kur mori urbanin e Fushëkrujës. Kur erdhi ora 15:00 fillova të shqetësohesha, pasi ajo nuk po kthehej në të njëjtën orar që vinte gjithnjë. Diçka dyshova, por mendova se mund të kishte humbur autobusin. Kur u errësua aty i humba shpresat. E mora në telefon, por i dilte i fikur. Kisha me të një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo kërkoi vetë të punonte dhe e kisha dritën e syve. Vajzën e kisha fejuar në moshën 18 vjeçe dhe ajo e mori me dëshirën e saj. 6 muaj pas fejesës ajo më zhduket. Kishin ca acarime të vogla, dhe kohët e fundit rrinte pak si e mërzitur. Por mua nuk më tha asgjë. I ka shkruar motrës sime dhe hallës së vet përmes internetit një muaj pasi u largua, se ndodhej në Itali, por i kërkon të mos i tregonte askujt për bisedën që po bënin bashkë. Vajza i kishte dërguar edhe disa foto të një djali me të cilin ishte larguar, përson të cilin ne nuk e njihnim. Motra ime i kërkon një adresë, ndërsa ajo nuk kishte pranuar duke i mbyllur bisedën.
Me largimin e vajzës, babai zbulon të tjera probleme që lanë gjurmë tek e bija, ndërsa zhdukjen e saj e lidh me disa rrethana, që ndikuan në jetën e saj.
Kishte pak kohë kur u nda nga i fejuari i parë. Kjo ishte fejesa e dytë që pati. Herën e parë u fejua me shkuesi në moshën 17-vjeçare. Djali jetonte në Itali dhe atje shkoi për të jetuar, por vajzës nuk i pëlqeu asgjë atje ku qëndroi për një muaj ku kishte tentuar edhe vetëvrasje. E linte vetëm në makinë dhe ai largohej, ndërsa vajza mëson se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ne dyshojmë se këto fejesa u prishën nga nëna e saj. Unë dyshoj se ajo ka kontaktuar me nënën e saj e cila i braktisi në Athinë.
Divorci i prindërve, pas tradhëtisë bashkëshortore të nënës Yllka Shabani ndikoi jo pak tek Leonora asokohe 10 vjeçe dhe tek vëllai i saj më i vogël. Arratisja e nënës me një shtetas grek, organizimi i një atentati ndaj ish-bashkëshortit, si dhe tentativa për t’i dhënë për birësim fëmijët shkaktuan jo pak trauma. Ndaj babai drejton gishtin tek ish-bashkëshortja, ajo e cila sipas tij është shkaktare në zhdukjen e vajzës.
Me veprimet që ajo bëri në Greqi e ka kaluar të qënurit një kriminele. Nëna është ngatërrestare e gjithë këtyre muhabeteve. Prova dhe fakte nuk kam, por ajo ka ndikuar për keq. Pas divorcit mr të, kujdestarinë e fëmijëve e mora unë. Ish-gruaja ime e kërcënonte në fillim vajzën në telefon. Ajo e deshi kujdestarinë e fëmijëve, por nuk kishte kushte për t’i mbajtur, pasi atë e përzunë edhe prindërit e saj. Ajo nuk pati kontakte kurrë me fëmijët. Fëmijët kanë pësuar një traumë nga nëna e tyre. Në vitin 2010 i mora në Greqi, ndërkohë që ish-gruaja kishte kërkuar divorcin, por unë mendova ta provoja sërish për hir të fëmijëve. Pasi nisi punë atje ajo më tradhtoi me pronarin grek. Atë e kuptuan dhe fëmijët, ndërsa ajo kishte planifikuar një plan me këtë shtetas grek. Ndërsa organizon arratisjen nga shtëpia, duke mashtruar se unë e dhunoja dhe isha i alkoolizuar. Unë çdo veprim e bëra nga pikëpamja ligjore, ndërsa ajo provokonte sherr në familje, aq sa më detyroi ta qëlloja, ndërsa unë i kërkova të ikte nga shtëpia. Ajo iku me pronarin dhe mori me vete edhe fëmijët, ndërsa vajza që sot kam të humbur ishte 10 vjeçe asokohe. Madje shkoi edhe më keq kur ish-gruaja tentoi të më vriste, ndërsa kishte organizuar atentat ndaj meje. Ajo i mori fëmijët dhe i dorëzoi në një jetimore dhe në mënyrë private kërkoi t’i linte për birësim, në bashkëpunim me grekun, që unë të mos dija as vendndodhjen e tyre.
I dëshpëruar dhe pa asnjë informacion për të bijën Gazmir Dani i drejtohet me një mesazh prekës:
I bëj thirrje si baba i dashur që kam qenë me të, ajo e di shumë mirë sa kam vuajtur unë dhe ajo bashkë me mua të më japi një shenjë jete. Unë kam sërish të njëjtin numër, të ma kontaktojë. Të mos ketë asnjë lloj frike, unë jam jetën për të është vajza ime biologjike. Nëse lidhja e saj është serioze të vazhdojë jetën e saj. Të paktën të marr vesh ku jeton dhe me kë, unë e tërheq denoncimin që kam bërë në polici. Frika ime është se atë e kanë trafikuar.