Ajo sfiloi për herë të fundit në Shanghai dy dit më parë, ndërsa lajmin e largimit e ka bërë me një postim në Instagram, ku ka falënderuar Victoria’s Secret dhe të gjithë adhuruesit e saj për mbështetjen e dhënë.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa mirënjohëse jam që kam punuar për këtë markë të njohur që më ka frymëzuar mua dhe shumë gra në të gjithë botën. Edhe në ëndrrën time më të çmendur nuk kam imgjinuar kurrë se do të bëja 17 shfaqe të Victoria Secret.
Faleminderit familja e madhe Victoria Secret për kujtimet e paharrueshme. Mbrëmja e kaluar ishte shumë emocionuese për t’i thënë lamtumirë motrave të mia, por ne realizuam një shfaqe të bukur.
Nuk do të mund ta bëja dot këtë gjë pa dashurinë, dhe mbështetjen e fansave të mi. Më bën mua të ndihem krenare që kam qenë pjesë e Victoria’s Secret. Do ju dua gjithmonë”, shkruan modelja në Instagram.

(Postimi i supermodeles në Instagram)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

">










