Largohet trajneri i Vllaznisë,
Armando Cungu jep dorëhqjen

Shkodër-Armando Cungu nuk është më trajneri i Vllaznisë. 24 orë pasi kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi mohoi se Armando Cungu ka dhënë dorehqje bashkia e Shkodres nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se Cungu ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e  futbollit Vllaznia.

Klubi I futbollit “Vllaznia” bën të ditur se shkak i ndërprerjes konsensuale të bashkëpunimit me Cungun është në të mirë të “Vllaznisë” dhe të përmirësimit të rezultateve sportive. Duket se rezultatet e dobeta dhe sidomos humbja e fundit me Kamzen, i kane kushtuar pankinen teknikut Cungu që drejtonte ekipin shkodran prej Janarit 2016- të.
Vllaznia i ka bërë një nisje jo të mirë kampionatit, teksa në gjashtë javë ka marrë vetëm pesë pikë, falë fitores së arritur me Lushnjen dhe barazimeve me Luftëtarin dhe Flamurtarin. Laçi, Teuta dhe Kamza e kanë mposhtur skuarën shkodrane, ndërkohë që sfida e radhës luhet me Partizanin në “Loro Boriçi”.

Trajner i ri i Vllaznisë pritet të emërohet Ernest Gjoka. Trajneri kampion në fuqi i Superiores, Ernest Gjoka, i cili drejtoi Kukësin në sezonin e kaluar drejt titullit të parë në histori, është parë te merkuren ne ambienteve të Bashkisë së Shkodrës ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken e Shkodres Voltana Ademi.

Redaksia Online
Xh.F/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë

Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë