Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua
Claudio Lotito dhe Jose Mourinho
Trajneri i Romës, Jose Mourinho dhe pronari i Lazios, Claudio Lotito janë përfshirë në një përplasje pasi Lazio mori fitoren me rezultatin 1-0. Lazio u ngjit në vendin e dytë në Serie A falë goditjes së Mattia Zaccagni në pjesën e dytë.
Po sherri ndodhi në fund të ndeshjes. I indinjuar nga humbja, Mourinho thuhet se iu kthye Lotitos dhe i tha: 'Çfarë dreqin ke që sheh?'
Sipas gazetës italiane Il Messaggero, Lotito nuk kurseu përgjigjen: “Unë jam presidenti i Lazios dhe ju jeni mysafir. Kjo është shtëpia ime dhe shikoj ku të dua. Je i skualifikuar, s’mund të rrish këtu”
Trajneri i Romës, Salvatore Foti dhe mesfushori i Lazios, Danilo Cataldi, raportohet se u detyruan të ndërhynin për të ndaluar përshkallëzimin e përplasjes.
Ndërkohë përplasja vijoi në dhomat e zhveshjes pasi mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, e quajti qendërmbrojtësin e Lazios, Alessio Romagnoli, ‘copë m***', pretendon gazeta italiane.
Duke iu përgjigjur incidentit, mesfushori i Lazios, Luis Alberto u tha gazetarëve: “Ata dolën nga fusha dhe vazhduan atë që bënë në ndeshje. Tani, mendoj vetëm për darkën me familjen time dhe një gotë verë. Kur flisni para ndeshjes, duhet të heshtni më pas. Ata folën shumë, si gjithmonë dhe humbën”.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
50.8%
-
Pas korrikut
22.2%
-
S'kam mendim
27%
Vota total: 126
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Interi i falet një 'perle' të Brozovic, Lazio fiton dhe skuq Empolin në Serie A
4 Qershor, 09:41
-
UEFA 'tërbohet' me federatën italiane për Juventusin, Ceferin takim me Gravinën! Kërkohet dënim më i rëndë
3 Qershor, 17:06
-
VIDEO/ Bajrami në fushë, dy të kuq dhe 4 gola në Sassuolo - Fiorentina
3 Qershor, 15:56
-
Interi turne në Japoni, sfidon Cristiano Ronaldon dhe PSG-në e Skriniar
2 Qershor, 17:03
-
Zyrtare/ Merr fund telenovela, Leao rinovon me Milanin! Klauzolë 175 milionë euro
2 Qershor, 16:37
-
Aktet e dhunës dhe gjuha ofenduese, UEFA hap hetim për Romën dhe Mourinhon
2 Qershor, 16:03
-
Humbi për herë të parë një finale evropiane, Mourinho vërsulet ndaj arbitrave në parkingun e stadiumit: Ishit për turp
1 Qershor, 10:08
-
Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, në shtëpi shkojmë të vdekur për shkak të padrejtësive
1 Qershor, 08:38
-
VIDEO/ 'Me një këmbë' në finale, Mourinho detyron Kumbullën të shkojë në Budapest
31 Maj, 17:36
-
Finalja e Europa League, Mourinho: Më shohin thinjat dhe kujtojnë se u plaka, s'tërhiqem
30 Maj, 17:00
-
Dënim i ri për Juventusin, klubi pranon fajësinë! 'Zonja' ia hedh me gjobë, Agnelli në gjyq
30 Maj, 14:03
-
Zbardhet dokumenti i Apelit, mësohet arsyeja pse Juventusi u dënua me -10 pikë
30 Maj, 13:13