Lazio “shtyp” Fiorentinën dhe merr vendin e tretë në Serie A (VIDEO)

Lazio ka siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionatin Italian. Bardhekaltërit kanë triumfuar 4-0 në Firenze.

Lazio vijon formën shumë të mirë dhe koleksionon fitoren e katërt radhazi në Serinë A duke u ngitur në vend të tretë me 20 pikë. Mbrëmë në ndeshjen që mbylli javën e 9-të të Serisë A bardhekaltërit fituan me poker golash në transfertë ndaj Fiorentinës duke e mbyllur ndeshjen 4-0. 

Dy gola u shënuan që në pjesën e parë me Vecino e  Zaccagni ndërsa në fundin e takimit rrjetën e vjollcëve e tundën edhe Luis Alberto e Immobile. Humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit për Fiorentinën që po kalon një mini krizë.

*Përgatiti Andi Kapxhiu

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë