PRISHTINË- Lidhja Demokratike e Kosovës dënon shpifjet e publikuara sot, në media për ndarjen e një grupi të detutetëve të LDK-së me qëllim formimin e një grupi të ri parlamentar".
"Lidhja Demokratike e Kosovës dënon shpifjet dhe shantazhet e porositura nga kundërshtarët politikë dhe kërkon nga simpatizantët e LDK-së dhe qytetarët e vendit  të mos bien pre e tyre", thuhet në reagimin e sapodërguar.
Më tej shtohet se, "Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë thekson se të gjitha vendimet LDK-ja i merr pas debateve dhe se koalicioni i gjerë i shumicës që ka ndërtuar LDK-ja ka mbështetjen e të gjitha strukturave drejtuese të partisë në të gjitha nivelet e organizimit".
"Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit po punojnë bashkë dhe me përkushtim që sa më parë, me votën e tyre, si
përfaqësues të shumicës dërrmuese të qytetarëve të vendit t'i ndërtojnë institucionet e reja", përfundon komunikata./ATSH/