Garda e Republikës në kohën e qeverisë Berisha është përgjegjëse jo për 4 viktima të pafajshme të vrara në protestën paqësore të 21 janarit 2011, po për pesë viktima.
Në një vendim të Gjykatës Administrative, dhënë në vitin e 6-të të vrasjes nga Garda, ky institucion është gjetur përgjegjës dhe për vetëvrasjen e Bardhosh Myrtajt, djalit të njërit prej viktimave, Faik Myrtajt.

(Bardhosh Myrtaj, djali i Faik Myrtajt)
Sipas gjykatës, vetëflijimi i Bardhosh Myrtajt është ndikuar nga vrasja që Garda e Republikës i bëri babait të tij më 21 janar 2011.
Një ditë më parë, qeveria shqiptare i akordoi një fond të veçantë Gardës për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave, por me këtë vendim të Administratives pjesë e dëmshpërblimit pritet të bëhet dhe viktima e 5-të e krimit shtetëror ndodhur 6 vite më parë.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO